kosovë

Ja cilat janë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

Qeveria e Kosovës është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që prekin fusha si energjia, infrastruktura e të tjera.

Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe nga vetë Unioni Evropian për KosovaPress, por theksojnë se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen, sipas tyre, nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm në veri të vendit.

Të lidhura

None found

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë më 21 maj, bëri të ditur se kanë filluar gradualisht të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Heqja graduale e masave është një lajm i mirë tha Klisman Kadiun, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimi, i cili u shpreh se masat duhet të hiqen plotësisht sa më parë, pasi janë vendosur padrejtësisht.

“Masat ndaj Kosovës u vendosën padrejtësisht në fund të qershorit të para dy viteve. Ka pothuajse një vit që kemi gjithashtu një rekomandim nga ish-Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, për heqjen e tyre. Është një lajm i mirë, edhe pse i vonuar, që Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Siç është komunikuar edhe nga Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, ato po hiqen në mënyrë graduale. Nga ana jonë, ritheksojmë se masat duhet të hiqen sa më parë dhe plotësisht.

Në kuadër të këtij procesi, BE-ja do të fillojë së shpejti me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të MSA-së me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që përfshijnë fusha si energjia, infrastruktura e të tjera”, thuhet në përgjigjen me shkrim të tij për KosovaPress.

Ndërkohë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, deklaron se Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes së disa masave. Ajo deklaron se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen nga përparimi në terren në përputhje me pritshmëritë e BE-së për situatën në veri.

“Në dhjetor 2024, Këshilli deklaroi se BE-ja do të heqë gradualisht masat, paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Në këtë drejtim, Komisioni ka ndërmarrë tashmë hapat e parë drejt heqjes së disa prej masave. Hapat e ardhshëm varen nga përparimi në terren dhe janë të kushtëzuar me një de-përshkallëzim të qëndrueshëm në veri”, thekson ajo.

Në anën tjetër, njohësja e çështjeve të integrimeve evropiane dhe ish-diplomatja, Alma Lama, thotë se ekziston vullneti i shumicës së vendeve anëtare të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, mirëpo vendi duhet të lobojë intensivisht për largimin e tyre të plotë. Sipas saj, kriza politike aktuale mund të përbëjë pengesë për një gjë të tillë.

“Ka vullnet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së për heqjen e këtyre masave. Por sytë e BE-së janë tashmë të drejtuar nga Kuvendi i Kosovës, për të parë se si funksionon demokracia dhe pse ekziston ky ngërç politik. Pse këto shkelje të mëdha të frymës demokratike? Si pasojë, nuk priten veprime të rëndësishme politike”, thekson ajo.

Javë më parë, edhe Parlamenti Evropian miratoi raportin për Kosovën, në të cilin, ndër të tjera, kërkohet edhe heqja e menjëhershme e masave ndëshkuese ndaj saj. Në qershor të vitit të kaluar, ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave ndaj Kosovës, por disa vende anëtare të BE-së mbetën skeptike për heqjen e plotë të tyre.

Në fund të muajit qershor bëhen dy vjet nga vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe deri më tani është raportuar se vendi ka pësuar rreth 300 milionë euro dëme, për shkak të bllokimit të projekteve të ndryshme.

Tags: Bekosove

të fundit

Përplasja për miliardat e futbollit, UEFA fiton betejën e parë ligjore ndaj FIFA-s

UEFA ka shënuar fitoren e parë ligjore kundër FIFA-s në mosmarrëveshjen mbi planin e Gianni Infantinos për të shitur një…

49 seconds ago

Kadriu kërkon që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në shqip

Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu duke komentuar kërkesat e studentëve për provimin e jurisprudencës ka deklaruar se nuk ka kuptim që…

7 minutes ago

Anxhela Shurdha returns to Albania after leaving for Greece, describes abuse she says she suffered during her marriage

Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për fatin e saj, Anxhela Shurdha është rikthyer në Shqipëri dhe tashmë ndodhet pranë…

14 minutes ago

Pretrial detention ordered for three officials and a notary over suspected transfer of 44,100 square meters of state land in Fier

Një skemë e dyshuar mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore është zbardhur nga Prokuroria…

14 minutes ago

Two young men from Thumana arrested while traveling by taxi to Tirana; pistol found on 30-year-old

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Taksimetri”, duke arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me taksi nga Kruja…

15 minutes ago

Kurti discusses cooperation and EFTA agreement with Swiss President Guy Parmelin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, raporton Ekonomia…

15 minutes ago