kosovë

BE-ja pritet t’i heqë pjesërisht dhe gradualisht masat ndaj Kosovës

Në Bashkimin Evropian nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Por, si kompromis pritet që këto masa të hiqen pjesërisht dhe gradualisht.

Kështu mësoi Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në bllok pas diskutimeve që u zhvilluan më 19 qershor në Komitetin për politikë dhe siguri të BE-së (PSC), ku morën pjesë përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve, shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të masave, siç edhe ka rekomanduar përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor, lidhur me hapat që Kosova ka ndërmarrë për uljen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Në raportin e tij, siç raportoi Radio Evropa e Lirë, Borrell rekomandoi që Kosovës t’i hiqeshin masat, ndërkaq Prishtina të shfrytëzojë këtë mundësi për të vepruar në mënyrë që të ulen tensionet dhe që të shmangë veprimet e pakoordinuara. Ai këtë konstatim e bëri pas një shqyrtimit të hollësishëm të hapave që Kosova ka ndërmarrë në përmbushjen e kritereve specifike që BE-ja i vendosi Kosovës në qershorin e vitit 2023.

Sipas burimeve diplomatike, disa vende të BE-së janë shprehur se “përmbushja e kërkesave nga ana e Kosovës nuk ka qenë e plotë” dhe aktualisht këto shteteve nuk pajtohen që Kosovës t’i hiqen të gjitha masat.

Diplomatët e BE-së, me të cilët ka kontaktuar Radio Evropa e Lirë, thanë se në ditët në vijim mund të pritet edhe një deklaratë në emër të BE-së, përmes së cilës do të njoftohet për gatishmërinë e heqjes graduale dhe të pjesshme të masave ndaj Kosovës.

Ende nuk ka hollësi rreth asaj se cilat masa do të mund të largoheshin e cilat jo. Por, diplomatët e BE-së janë të mendimit se së pari do të mund të hiqen masat që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Instrumentet e Para Anëtarësimit (IPA), të cilat janë pezulluar për Kosovën.

Zyrtarë të BE-së kishin diskutuar për herë të parë rreth mundësisë së heqjes së masave në prill të këtij viti, andaj edhe kanë kërkuar një raport prej Borrellit.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

Ndër masat e BE-së janë suspendimi i përkohësisht i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kosova, po ashtu, nuk ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Propozimet e dorëzuara nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimorë (WBIF) nuk janë paraqitur për shqyrtim në bordin e këtij fondi. Kontratat e reja ku autoritetet e Kosovës janë përfituese tash për tash janë të ndalura.

Autoritetet në Kosovë disa herë kanë insistuar se kanë përmbushur kërkesat për heqjen e masave dhe se situata në veri të Kosovës është shtensionuar, serbët e Kosovës kanë pasur mundësi të votojnë për shkarkimin e kryetarëve të komunave dhe tash, sipas tyre, nuk ka më arsye që të mbahen këto masa.

të fundit

Ervin Skela i jep lamtumirën Eintracht Frankfurt: Te RC Lens kam një shans të madh, do të rikthehem më i fortë

Ervin SkelaPërmes një shkrimi të gjatë në profilin e tij në Instagram, Ervin Skela i ka dhënë lamtumirën edhe në…

8 minutes ago

Financimi prej 4 milionë eurosh i koncertit të Kanye West, rrjeti i gazetarëve investigativë: Kritikët e konsiderojnë si një strategji “bukë dhe cirk” për të mbytur protestat masive kundër qeverisë

Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) ka publikuar një artikull ku pasqyron kritikat ndaj qeverisë së…

12 minutes ago

Negociatori iranian paralajmëron SHBA-në pas sulmit në Hormuz: Marrëveshjet e njëanshme kanë marrë fund, tani duhet paguar çmimi

Pas sulmit ndaj një anijeje me flamur qipriot në Ngushticën e Hormuzit, reagoi Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit të…

14 minutes ago

Hetimi i SPAK për pronën e projektit në Zvërnec, ekonomisti i njohur amerikan: Biznesmeni shqiptar akuzohet se ka përdorur dokumente false! Në Shqipëri korrupsioni vjen me territorin

Në lidhje me hetimin që ka ndërmarrë SPAK për pronat që përfshijnë projektin ku do të ndërtohet resorti luksoz prej…

20 minutes ago

Bellingham mbron Anglinë pas vërejtjeve të Tuchel: Nuk e kupton çfarë do të thotë të përballesh me Haaland, Odegaard, Nusa dhe Sorloth

Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham, ka reaguar ndaj kritikave të trajnerit Thomas Tuchel pas fitores së vështirë ndaj Norvegjisë me…

32 minutes ago

Gjendje alarmi në Gjirin Persik, Irani godet me raketa dhe dronë drejt Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit

Në orët e para të mëngjesit, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini u vunë në alarm pasi Irani ndërmori…

32 minutes ago