Categories: kosovë

Jashari i pranishëm në ceremoninë e ndërrimit të komandës së USAREUR-AF

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), e organizuar me ftesë të Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) dhe njëkohësisht Komandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), gjeneralit Alexus G. Grynkewich.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të FSK-së, në këtë ceremoni u realizua dorëzimi i detyrës nga gjenerali Christopher T. Donahue.

Gjatë aktivitetit, Jashari shprehu mirënjohjen e tij për udhëheqjen dhe kontributin e Donahue, duke vënë në pah mbështetjen e vazhdueshme që ai ka ofruar për zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy forcave.

Nga ana tjetër, Donahue e falënderoi komandantin e FSK-së për pjesëmarrjen në ceremoni, si edhe për bashkëpunimin e afërt gjatë mandatit të tij. Ai theksoi zgjerimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë trajnimet dhe ushtrimet, që kanë ndikuar në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe partneritetit ndërmjet FSK-së dhe ushtrisë amerikane.

Në kuadër të ceremonisë, Jashari zhvilloi gjithashtu takime me homologë nga vendet partnere të NATO-s, si dhe me zëvendëskomandantin dhe ushtruesin e detyrës së komandantit të USAREUR-AF, gjeneralmajor Christopher Norrie. Gjatë këtyre takimeve, palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe shtimin e aktiviteteve të përbashkëta.

FSK njoftoi se në fund të ceremonisë u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik mes FSK-së dhe USAREUR-AF, me qëllim avancimin e kapaciteteve mbrojtëse, forcimin e sigurisë dhe ruajtjen e stabilitetit e paqes në Kosovë dhe rajon.

të fundit

99 deputetë mbështesin deklaratën për Specialen, Fadil Maloku tregon rëndësinë e saj

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën deklaratën lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të…

2 minutes ago

Maran pritet ta aktivizojë nga fillimi, ylli kuqezi vlen më shumë se gjithë skuadra kundërshtare

Futbollistët e Kombëtares Shqipëria sfidon sonte në mbrëmje San Marinon, për llogari të raundit të dytë të Ligës së Kombeve,…

10 minutes ago

Ngordhin tonelata peshqish në rezervuarin e Kasharajt pas uljes së nivelit të ujit

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt, në Lushnjë, pas rënies së ndjeshme të nivelit të ujit. Fillimisht u…

10 minutes ago

Mediat izraelite kërkojnë përgjegjësi nga legjionarët para ndeshjes me Kosovën

Kritikat në mediat izraelite ndaj kombëtares dhe futbollistëve që luajnë në klubet e njohura evropiane kanë ardhur në një moment…

11 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Umberto Picci, një prej paparacëve të fundit të epokës “Dolce Vita

Fotografi italian Umberto Picci, i cili deri pak ditë më parë vijonte bashkëpunimin me gazeta dhe faqe interneti lajmesh, ka…

12 minutes ago

Dashuria ta ngroh shpirtin”/ Amber Candy rrëfen çfarë mendon për djemtë shqiptarë dhe vetminë

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin,…

14 minutes ago