Padia për mashtrim e ngritur kundër këngëtares amerikane Selena Gomez, lidhur me startup-in e shëndetit mendor Wondermind, është tërhequr plotësisht nga investitorët që e kishin çuar çështjen në gjykatë. Mësohet se, padia ishte ngritur në gusht nga dy firma investimi, të cilat pretendonin se kishin investuar rreth 1.2 milionë dollarë në kompani pa u informuar për gjendjen e saj reale financiare dhe problemet e brendshme.
Në proces përfshiheshin Selena Gomez, nëna e saj Mandy Teefey dhe ish-bashkëpunëtorja Danielle Pierson. Investitorët pretendonin se u ishte dhënë informacion i pasaktë për funksionimin, menaxhimin dhe perspektivat ekonomike të Wondermind. Ekipi ligjor i këngëtares i kishte kundërshtuar akuzat, duke argumentuar se ajo nuk kishte kontrolluar drejtimin e kompanisë dhe kishte pasur vetëm një rol këshillues, ndërsa kishte zotëruar një pjesë të vogël të aksioneve.
None found
Pas tërheqjes së padisë pa të drejtë për ta ngritur sërish, avokati i Gomez deklaroi se këngëtarja është e kënaqur me përfundimin e çështjes dhe dëshiron ta lërë pas këtë kapitull. Wondermind u themelua në vitin 2022 me synimin për të promovuar shëndetin mendor, por më vonë u përball me vështirësi financiare dhe probleme në pagesën e punonjësve.
Gjykata Supreme e Spanjës ka refuzuar ankesën e La Ligës, duke konfirmuar anulimin e marrëveshjes së investimit të nënshkruar në…
Një sfidë virale në rrjetin social TikTok ka përfunduar në tragjedi në Republikën Dominikane, ku një e re ka humbur…
Flamur Muleci dikur mbronte ngjyrat e Drenicës si futbollist, ndërsa sot është rikthyer në klub në një rol tjetër, atë…
Një komplot i dyshuar për vrasje në Greqi, me lidhje të mundshme me shërbimet iraniane të sigurisë, është zbuluar nga…
Një sulm i gjerë kibernetik ka prekur 178 organizata dhe faqe interneti në mbarë botën, përfshirë disa prej emrave më…
Rrjeti i komunikimit të brendshëm sekret i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) në Maryland ka rënë, duke shkaktuar probleme në…