Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, mori pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut A5, të organizuar në Zarë të Kroacisë.
None found
Takimi u drejtua nga komandanti i Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM), gjenerali Alexus G. Grynkewich, ndërsa të pranishëm ishin edhe shefat e mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
FSK-ja njoftoi se në këtë konferencë të nivelit të lartë vëmendje e posaçme iu kushtua sfidave të tanishme gjeopolitike, si dhe nevojës për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkan, me synim garantimin e stabilitetit afatgjatë dhe të paqes së qëndrueshme.
Gjatë konferencës, Jashari zhvilloi takime me zyrtarë të lartë ushtarakë ndërkombëtarë. Mes tyre ishin gjenerali Grynkewich dhe zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, gjenerali Peter K. Scot.
Sipas njoftimit, bisedimet u përqendruan te avancimi i ndërveprueshmërisë mes forcave, përmirësimi i koordinimit operacional dhe përkrahja e aleatëve euroatlantikë për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse.
Komandanti i FSK-së pati gjithashtu një takim me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajorin Stephen Osborn. Ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy forcave.
Në fjalimin e mbajtur para pjesëmarrësve, Jashari paraqiti zyrtarisht kërkesën që Kosova të anëtarësohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut, bëri të ditur FSK-ja.
Ai theksoi sërish se përfundimi me sukses i tranzicionit të FSK-së dhe gatishmëria e saj për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare e pozicionojnë Kosovën si një partner të natyrshëm dhe të besueshëm. Sipas njoftimit, Jashari vlerësoi se vendi meriton përfshirje të plotë në të gjitha strukturat dhe nismat euroatlantike të sigurisë.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ku…
Një 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në qytetin e La Rochelle në Francë, do të vijojë të qëndrojë…
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në News24, ka komentuar përplasjen e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës,…
"Pas 19 vitesh dhe më shumë se 20 ndryshimeve në ligjin ekzistues, po përgatitet një Ligj i ri për Barnat,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tre persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pas…