J.R. dërgohet në paraburgim për një muaj nën dyshimet për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Special, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit J.R.

Të lidhura

None found

Ai dyshohet në mënyrë të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile, të parashikuar nga neni 142, lidhur me nenin 22 të ish-Ligjit Penal të ish-RSFJ-së.

Pas zhvillimit të seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake vendosi që J.R. të qëndrojë në paraburgim për 1 (një) muaj.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kjo masë u konsiderua e përshtatshme për shkak të rrezikut real që i pandehuri, nëse lihet i lirë, të arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale. Gjykata theksoi gjithashtu se J.R. është shtetas i Serbisë, çka shton mundësinë që ai të largohet lehtësisht dhe të bëhet i paarritshëm për organet e drejtësisë, duke pamundësuar sigurimin e pranisë së tij dhe duke penguar zhvillimin normal të procedurës penale.

Një tjetër arsye e paraqitur nga gjykata lidhet me rrezikun që, në rast lirimi, i pandehuri të ndikojë te provat dhe dëshmitarët. Për këtë arsye, u konstatua se paraburgimi, në këtë fazë, është masa e vetme që garanton vijimin e papenguar të procedurës penale në këtë çështje.

Palët që nuk pajtohen me aktvendimin mund të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.


Shtuar 3.08.2026 18:30

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetcio