Categories: kosovë

Islami: Beogradi po vijon luftën hibride dhe fushatën propagandistike ndaj Kosovës

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka deklaruar se Serbia nuk e ka ndalur luftën hibride dhe propagandën e drejtuar kundër institucioneve të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në një shkrim në Facebook, Islami iu referua deklaratës së Petar Petkoviqit, të cilin e quajti të ashtuquajturin drejtor të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë. Sipas tij, Petkoviq ka pretenduar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kërkonin krijimin e një “Gazimestani të ri” dhe se kishin për qëllim të nxisnin tensione gjatë kremtimit të festës në Manastirin e Kryeëngjëllit të Shenjtë në Prizren.

Islami vlerësoi se ky pretendim përbën një tjetër episod të diskursit të zakonshëm të Beogradit, përmes të cilit institucionet e Kosovës akuzohen se ushtrojnë “presion sistematik” mbi komunitetin serb dhe se u shkelin të drejtat fetare, civile e mediale. Ai shtoi se shteti serb nuk e ka ndarë asnjëherë pushtetin nga kisha, por e ka përdorur hapur atë për interesa politike.

Sipas analistit, me skenarë të tillë Beogradi synon ta përforcojë pretendimin e pavërtetë se serbëve në Kosovë po u kufizohen liritë. Në të njëjtën kohë, organizimi i qetë i ceremonive fetare paraqitet prej tij si provë e “unitetit dhe qëndrueshmërisë” së komunitetit serb.

Islami theksoi se realiteti është tërësisht tjetër, pasi Policia e Kosovës angazhohet çdo ditë për rendin dhe zbatimin e ligjit, si dhe për mbrojtjen e jetës dhe të pronës së secilit qytetar të Republikës së Kosovës, pa bërë dallime.

Ai tha se kohët e fundit është vërejtur një bashkërendim dhe sinkronizim i dukshëm i deklaratave agresive kundër Kosovës nga udhëheqësit serbë, mes të cilëve përmendi Paunoviqin, Vuçiqin dhe Petkoviqin. Sipas Islamit, kjo përbën luftën hibride të Serbisë, e cila kërkon të fitojë terren, të zhvillojë propagandë para faktorit ndërkombëtar dhe të paraqitet si viktimë. Megjithatë, ai nënvizoi se fuqia dhe stabiliteti i Kosovës në fushën e sigurisë vazhdojnë të jenë të palëkundura.

të fundit

Në fjalimin e tij në OKB, Rama nuk e përmendi dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka përmendur fare dënimin ndaj ish-krerëve të UCK-së në fjalën e tij në…

4 seconds ago

Zgjidhet Brunilda Kadi, plotësohen të gjitha vendet vakante në KLGJ

Janë plotësuar të gjitha vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Përfaqësuese nga Gjykatat e Shkallës së Parë në KLGJ është…

12 minutes ago

Avni Islami: Beogradi po tenton të riformësojë narrativën për sulmin në Banjskë

Në përvjetorin e ngjarjeve në Banjskë, eksperti i sigurisë Avni Islami ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të së ashtuquajturës…

14 minutes ago

Serafimovski: Projektligji për tregjet bujqësore synon t’u japë bujqve më shumë siguri për shitjen e prodhimeve

“Po vendosim një sistem me të cilin përgjegjësia do të shpërndahet më qartë mes prodhuesve, blerësve dhe përpunuesve, ndërsa bujqësorët…

15 minutes ago

Muriqi renditet i katërti mes golashënuesve historikë të Ligës së Kombeve, përpara emrave të njohur

Sulmuesi dhe kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e Ligës së Kombeve, duke…

18 minutes ago

Nga Bruno Fernandes te Vitinha: Sofascore bashkon elitat e futbollit evropian

Sofascore e përmbylli sezonin e saj më të suksesshëm deri më tani për çmimin “Lojtari i Sezonit”, me premierën gala…

23 minutes ago