Çështja e dënimit të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mungoi plotësisht në fjalimin që kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
None found
Më 16 shtator, Gjykata Speciale në shkallë të parë i dënoi ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet heqje lirie: Hashim Thaçi me 25 vjet, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.
Megjithatë, gjatë fjalës së tij në OKB, Rama nuk e trajtoi fare këtë zhvillim. Fokusi i tij ishte te inteligjenca artificiale, ku përmendi edhe “ministren Diella”, por la pa përmendur dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Më parë, Rama e kishte quajtur “Marre” të Gjykatës Speciale dënimin e shqiptuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ndërkaq, në vitin 2022, ishte pikërisht ai që në Asamblenë e Përgjithshme kishte folur për procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe për raportin e Dick Martyt, mbi bazën e të cilit u krijua Gjykata Speciale. Atë raport Rama e kishte cilësuar si “të tmerrshëm”.
Ai kishte deklaruar se, duke u mbështetur në këtë raport, Gjykata Speciale e Kosovës u themelua dhe arrestoi pa aktakuzë edhe presidentin e atëhershëm Hashim Thaçi. Rama shtoi se Thaçi qëndroi një vit në paraburgim përpara se të ngrihej aktakuza zyrtare. Ai iu drejtua audiencës duke i ftuar të imagjinonin se çfarë do të ndodhte nëse presidentët ose kryeministrat e tyre do të mbaheshin në paraburgim në një vend të tretë për një vit të tërë, pa asnjë aktakuzë zyrtare, nga një organ i krijuar dhe i sponsorizuar nga bashkësia e vendeve demokratike.
Po ashtu, ai kishte pohuar se nuk do të dorëzohej nga e vërteta dhe se do të nderojë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi.
Në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama foli për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe përkujtoi edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai shprehu keqardhje që Thaçi nuk ishte i pranishëm në këtë eveniment.
Rama u shpreh se ndjente dhimbje për mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar nën strehën e tij, dhe se ai është Hashim Thaçi.
Ai theksoi se Thaçi nuk bën pjesë sot në këtë takim, duke e lidhur këtë me atë që e cilësoi si tradhti ndaj tij.
Në vijim, Rama kërkoi ndjesë nga të gjithë ata që mund të ndihen të shpërfillur, por shtoi se gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte atë ditë ishte të ulej pranë kumbarit shqiptar Sal Rusi. Ai përsëriti se vuante për mungesën e dikujt që gjithmonë kishte qenë i ftuar nën strehën e tij, Hashim Thaçit, dhe theksoi se ai nuk ndodhet këtu sepse ky vend e tradhtoi, jo Biden-i, pasi edhe gjenerali Clark bëri më të mirën. Sipas Ramës, ky vend nuk bëri më të mirën për Thaçin, të cilin e quajti “George Uashingtoni i Kosovës”.
Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka deklaruar se bordi kishte marrë vendim për ngritjen e kallëzimit…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Genoa ka marrë pikët e plota në shtëpi për të shokuar Juventusin, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie…
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, në emisionin “IMPAKT” në Tv Shenja, ka bërë të ditur…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, duke…
Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi çështjen e Vlora Hysenit, duke e cilësuar atë si një…