Vedat Muriqi, sulmuesi dhe kapiteni i Kosovës, është ngjitur në vendin e katërt të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e Ligës së Kombeve.
None found
Sipas të dhënave të UEFA-s, ai ka shënuar 14 gola në këtë garë. Përpara tij renditet Erling Haaland me 21 gola, ndërsa Aleksandar Mitrovic dhe Cristiano Ronaldo kanë nga 15.
Me këtë bilanc, Muriqi ka lënë pas futbollistë të njohur evropianë si Romelu Lukaku, Edin Dzeko, Kylian Mbappe dhe Viktor Gyokeres. Vetëm tre lojtarë kanë realizuar më shumë gola se kapiteni i Kosovës në Ligën e Kombeve, ndërsa ai është një gol larg vendit të dytë.
Kosova ka shënuar edhe një tjetër arritje në këtë garë: “Dardanët” janë ndër përfaqësueset me dy futbollistë që kanë realizuar secili nga një het-trik.
Muriqi shënoi tri gola kundër Islandës më 23 mars 2025. Më herët, më 20 nëntor 2018, Arbër Zeneli kishte realizuar po aq gola në një ndeshje ndaj Azerbajxhanit. Kështu, të dy kanë arritur të shënojnë nga tri herë në një takim të Ligës së Kombeve.
Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë…
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës artificiale” ka paralajmëruar se IA mund t'i tejkalojë…
Përjashtimet dhe largimet nga Partia Socialiste e kanë shoqëruar historinë e kësaj force politike, duke prekur figura të rëndësishme të…
Sot e diel, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e…
Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e këshilltarit të ministrit grek të Sportit, Yiannis Vroutsis, vetëm disa orë pasi…
Përfaqësuesi i Diasporës shqiptare në Londër, Bledar Meti, në intervistën për News24, foli për protestën e madhe të 28 Nëntorit…