Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, e ka cilësuar të drejtë, legjitim dhe dinjitoz vendimin e gjashtë deputetëve të kësaj partie për të mos e votuar Bekim Sejdiun për President.
None found
Sipas Mustafës, qëndrimi i deputetëve nuk ka të bëjë me një emër të caktuar, por me parimin që LDK-ja të mos përfshihet në marrëveshje apo veprime jashtëkushtetuese. Ai ka theksuar se një përfshirje e tillë do ta bënte partinë përgjegjëse për një proces që, sipas tij, i takon subjektit që ka dalë i pari në zgjedhje.
Mustafa ka deklaruar gjithashtu se çështja e zgjedhjes së Presidentit nuk mund t’u lihet vetëm VV-së dhe LDK-së, pasi në të duhet të përfshihen edhe subjektet e tjera politike.
Duke folur për mundësinë e një figure konsensuale, ai ka thënë se zgjatja e konstituimit të Kuvendit përtej afatit të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të përdoret si arsyetim për të gjetur një kandidat për President. Sipas tij, konsensusi, ndonëse nuk është kategori e përcaktuar në Kushtetutë, do të kishte vlerë vetëm nëse përfaqësonte jo vetëm VV-në dhe LDK-në, por edhe PDK-në, AAK-në dhe deputetët e subjekteve josërbe.
Ai ka shtuar se fillimisht duhet të ketë pajtim brenda secilit subjekt politik dhe më pas ndërmjet partive, ndërsa çdo marrëveshjeje duhet t’i paraprijë konstituimi i Kuvendit.
Mustafa ka kundërshtuar edhe idenë që deputetët të detyrohen të votojnë sipas qëndrimeve të forumeve të emëruara nga një individ. Një veprim i tillë, sipas tij, do të tregonte mungesë të njohjes themelore të Kushtetutës, demokracisë së brendshme dhe frymës së Statutit të LDK-së.
Të martën u zhvillua mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri deklaruan se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për President.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pranoi sot letrat kredenciale të Ambasadores së re të…
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, kanë diskutuar për situatën e…
Paris Saint-Germain ka zhvilluar një afat kalimtar mjaft aktiv gjatë verës, duke realizuar gjashtë transferime, përfshirë Ferran Torres, Mika Godts,…
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë për median se qëndrimi i gjashtë deputetëve të LDK-së…
Familja e Haki Imerit ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së,…
Veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi ka reaguar ashpër ndaj mbështetjes publike të Richard Grenellit për gjashtë deputetët e LDK-së,…