IPK reagon pas përplasjes mes dy policëve, kërkohet pezullimi i tyre

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rrahje mes vete brenda Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

Sipas IPK-së, veprimet e para hetimore të zhvilluara nga ky institucion kanë nxjerrë dyshime se mbrëmë, dy policë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në objektin e Stacionit Policor Jugu, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe dyshohen për veprën penale “Sulm”.

Të lidhura

None found

Për këtë rast, IPK i ka propozuar Policisë së Kosovës pezullimin e dy zyrtarëve policorë që po hetohen si të dyshuar.

“Secili veprim i zyrtarëve policorë që mund të cenojë integritetin policor ose mund të ndikojë negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës do të trajtohet me seriozitet të plotë nga Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në reagimin e IPK-së.

“Hetuesit e IPK-së janë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, përfundon IPK.


Shtuar 25.06.2026 21:24

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasinoroyalmeritkingnakitbahisgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibompiabellacasinojojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet