Institucionet ende pa konstituim, Aleanca dhe Rinia Demokratike zhvillojnë sot aktivitete simbolike para Qeverisë

Dy aktivitete simbolike do të mbahen sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, të organizuara nga Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës.

Të lidhura

None found

Aleanca ka paralajmëruar një aksion në hyrje të Qeverisë në orën 11:55, ndërsa aktiviteti i Rinisë Demokratike të Kosovës është planifikuar për pasditen e sotme, në orën 17:00, po ashtu para ndërtesës së Qeverisë.

Njoftimet e dërguara për media nuk përmbajnë detaje lidhur me arsyen apo mesazhin që synojnë të përcjellin këto dy aksione.

Institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbeten të pakonstituuara pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Përveç PDK-së, edhe Aleanca po kërkon që të vazhdojë seanca për konstituimin e Kuvendit dhe e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pengim të procesit. Në anën tjetër, Vetëvendosje ka deklaruar se fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje për konstituimin e institucioneve, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja.

Si PDK-ja, ashtu edhe Aleanca, kanë refuzuar ftesat e Lëvizjes Vetëvendosje për takime.

Nga zgjedhjet e 7 qershorit, VV ka marrë 53 ulëse në Kuvend, PDK 22 deputetë, LDK 18, ndërsa Aleanca 7 deputetë.


Shtuar 23.08.2026 08:25

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet giriş