Ngjarja e së shtunës në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mori vëmendje edhe nga media të njohura botërore.
Të lidhura
None found
“Associated Press” e shpërndau videon nën titullin: “Ligjvënësja opozitare hedh vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare”.
Ndërkohë, agjencia “Reuters” vuri në dispozicion të mediave pamje fotografike dhe video nga incidenti, kurse “The Guardian” e publikoi videon me titullin: “Ligjvënësja kosovare i hedh vezë kryeministrit”.
