Policia e Kosovës ka ekstraduar sot nga Kosova në Danimarkë shtetasin danez Liridon Fetahi, i cili kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet daneze.
Të lidhura
None found
Procedura u realizua përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Fetahi ishte arrestuar më 23 mars në Prishtinë. Ndalimi i tij ishte kryer nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me njësitë speciale, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar (Red Notice) të lëshuar nga INTERPOL-i i Danimarkës.
