Hykmete Bajrami shpjegon pse nuk votoi për Bekim Sejdiun si president

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dhënë arsyet e saj për mosmbështetjen e kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ajo sqaroi se vendimi nuk lidhej me aftësitë profesionale apo me CV-në e Sejdiut. Sipas Bajramit, ishte profili i tij institucional ai që nuk e bindi se mund të siguronte një ekuilibër mes pushteteve gjatë mandatit pesëvjeçar.

“Unë personalisht nuk kam pasur asgjë me kandidatin. Profili i tij institucional nuk më ka bindur që zotëria mund ta bëjë balancën e pushtetit”, deklaroi Bajrami.

Deputetja nënvizoi se në procesin e zgjedhjes së presidentit për një periudhë pesëvjeçare duhet të vlerësohet edhe qëndrimi institucional i kandidatit.

Bajrami shprehu kritika edhe për mungesën e një qëndrimi publik nga Sejdiu lidhur me situatën kushtetuese në Kosovë.

“Kur jap votën për president për 5 vjet, kur e mundësoj një mandat pesëvjeçar, unë shikoj edhe profilin institucional. Kurrë nuk kam dëgjuar një deklaratë të zotërisë, ai pranon që të jetë kandidat për president dhe gjysma e shoqërisë është e bindur që ne jemi në shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Na nuk e kemi parë edhe një deklaratë të tij lidhur me këtë situatë”, tha Bajrami.


Shtuar 7.09.2026 21:57

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisextrabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobetBahsegel