Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë.
Të lidhura
None found
Ajo ka deklaruar se nuk do të kishte pranuar rolin e kandidates së LDK-së për kryeministre nëse dikush tjetër do të ishte në krye të subjektit politik. “Nuk do të pranoja që të isha kandidate e LDK-së për kryeministre në qoftë se partinë do ta udhëhiqte dikush tjetër”, tha Bajrami.
Lidhur me kontekstin aktual politik, ajo saktësoi se ai nuk ndërlidhet me procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së, i cili sipas planeve pritet të zhvillohet në shtator ose nëntor të vitit 2027.
Bajrami theksoi se, nëse nuk do të ketë ndryshime pozitive dhe zgjedhjet do të zhvillohen në një garë të drejtë e të hapur, atëherë ajo do të jetë njëra ndër kandidatet. “Nëse ka garë fer dhe të hapur, unë do të jem njëra prej kandidateve”, u shpreh ajo.
