Hoxha kërkon thirrjen e seancës konstituive

Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me pretendimin se ai dhe ministrat e tij kanë uzurpuar pozitat dhe institucionet.

Të lidhura

None found

Duke folur në një konferencë për media përpara ndërtesës së Qeverisë, ku po qëndrojnë deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, Hoxha deklaroi se prania e tyre aty synon të kërkojë tejkalimin e bllokadës institucionale dhe rivendosjen e funksionimit kushtetues.

Sipas saj, në vend që të pengojë punën e Kuvendit, Kurti duhet të paraqitet atje dhe të hapë rrugën për konstituimin e tij. Hoxha tha se, si fitues i zgjedhjeve të fundit, detyra e tij kryesore është të propozojë emrin, në mënyrë që të vazhdohet me krijimin e institucioneve.

PDK-ja e përsëriti kërkesën ndaj Kurtit që, si përfaqësues i subjektit që ka siguruar shumicën parlamentare, të krijojë kushtet për vijimin e konstituimit të Kuvendit.

Hoxha nënvizoi se as Albin Kurti dhe as partia e tij nuk mund të vendosen mbi shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në fund, ajo ftoi Kurtin dhe deputetët e tij të rikthehen në Kuvend, në mënyrë që të nisë Legjislatura e XI dhe të rivendoset rendi kushtetues.


Shtuar 17.08.2026 08:53

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet