Hoti: Reforma e mirëqenies sociale eliminon kriterin pesëvjeçar të moshës

Ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, zhvilloi një takim me deputetin e rizgjedhur të Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha.

Të lidhura

None found

Në qendër të bisedës ishte nevoja për t’i informuar qytetarët rreth programeve dhe mundësive të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës. Vëmendje e posaçme iu kushtua krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, përfshirë pjesëtarët e komuniteteve.

Hoti bëri të ditur se gjatë takimit e informoi Berishën edhe për draftin e Projektligjit të ri për Mirëqenie Sociale dhe Programet e Mbrojtjes Sociale, i cili përfshihet në reformën e politikave sociale.

Sipas ministrit në detyrë, ndër ndryshimet kryesore të kësaj reforme është eliminimi i kriterit të moshës pesëvjeçare të fëmijës si parakusht për marrjen e asistencës sociale. Ky ndryshim synon të sigurojë një trajtim më të drejtë dhe gjithëpërfshirës për familjet në nevojë.

Ai njoftoi gjithashtu se së shpejti do të fillojë një fushatë vetëdijësuese në mbarë Kosovën, me synim zgjerimin e informacionit për qytetarët mbi politikat e punësimit, programet e aftësimit profesional dhe mundësitë e ofruara nga ministria.


Shtuar 21.07.2026 19:48

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom