Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi para nisjes së seancës së Kuvendit se partia e tij do të votojë për nënkryetarët e Kuvendit.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se LDK-ja nuk e ka ndryshuar qëndrimin për kandidatin e saj dhe se Kujtim Shala mbetet propozimi për këtë post.
Hoti theksoi se, ndërsa kryetari i Kuvendit përfaqëson të gjithë Kuvendin e Kosovës dhe për zgjedhjen e tij kërkohet një dakordim, nënkryetarët përfaqësojnë grupet më të mëdha parlamentare. Sipas tij, LDK-ja ka të drejtë të vendosë vetë për personin që do ta përfaqësojë në Kryesinë e Kuvendit dhe nuk ka arsye ta ndryshojë kandidatin.
I pyetur nëse pret që Kuvendi i Kosovës të konstituohet gjatë ditës së sotme, Hoti u shpreh optimist.
“Shpresoj që po”, tha ai.
