Avdullah Hoti, deputet i zgjedhur nga LDK-ja, ka reaguar ndaj situatës politike dhe paralizimit të institucioneve të Kosovës. Ai ka theksuar se ligjvënësit e rinj po marrin paga, megjithëse nuk po e kryejnë detyrën për të cilën janë votuar.
None found
Sipas Hotit, në përfundim të muajit gusht, të 120 deputetët e betuar të Kuvendit të Kosovës pritet të paguhen, edhe pse deri më tani nuk kanë bërë “absolutisht asgjë”.
Në një postim në Facebook, Hoti ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të qershorit nuk lë paqartësi: partia e renditur e para, me mbështetjen e një pjese të deputetëve të komuniteteve joshumicë, i ka mundësitë ta konstituojë Kuvendin dhe ta krijojë Qeverinë.
Ai ka vlerësuar se, pasi institucionet të bëheshin funksionale, partitë politike do të mund t’i nisnin negociatat për zgjedhjen e presidentit, duke respektuar afatin kushtetues prej 60 ditësh.
Hoti ka thënë se javët e gushtit dhe muaji shtator mund të përdoreshin për çështje konkrete dhe urgjente. Mes tyre, ai ka renditur rishikimin e buxhetit për këtë vit, i cili, sipas tij, është dëmtuar dhe është shndërruar në katrahurë nga vendimet arbitrare të Qeverisë në detyrë; ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për të shmangur humbjen e fondeve, veçanërisht atyre të BE-së nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor; si dhe ushtrimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj Qeverisë nga opozita. Në këtë kuadër, ai ka kërkuar shqyrtim urgjent të raporteve të Auditorit të Përgjithshëm, duke theksuar se ato nuk janë trajtuar as për vitin 2024.
Përgjegjësinë për pengimin e funksionimit institucional, Hoti ia ka atribuuar Lëvizjes Vetëvendosje, Kurtit dhe të gjithë atyre që, në çfarëdo mënyre, po ndihmojnë në vazhdimin e bllokadës së dy institucioneve të larta të shtetit.
Tifozët e Crvena ZvezdaUEFA ka marrë masa ndaj Crvena Zvezdës pas incidenteve të regjistruara nga tifozët e saj gjatë ndeshjes…
Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për “spiunazh” dhe “shantazh”. Kërçeli…
Së fundi, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me Agjencinë…
Trajneri Silvinjo vazhdon pa ekip prej tre muajsh. Pasi ndau rrugët me Kombëtaren e Shqipërisë, për të nuk ka pasur…
Çmimet e materialeve shkollore janë ulur me 15%, pasi Qeveria dje miratoi vendimin për uljen e çmimeve të produkteve që…
SHBA-të i kërkuan Ukrainës të shmangte sulmet ajrore pranë Moskës, Shën Petersburgut dhe disa zonave të tjera të Rusisë gjatë…