Në prag të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ku pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar përmes një postimi.
None found
Deputeti Hoti deklaroi se të gjithë, pa asnjë përjashtim, do ta pranojnë vullnetin e Kuvendit, ndërsa shprehu bindjen se LDK-ja do të dalë më e bashkuar nga ky proces. Ai theksoi gjithashtu se mbledhja “nuk është kundër askujt”.
Postimi i plotë:
Sipas Hotit, Kuvendi i jashtëzakonshëm i sotëm i LDK-së përfaqëson praktikisht “demokracinë në veprim” brenda partisë. Fakti që ai është thirrur, siç tha ai, dëshmon se LDK-ja i ka mekanizmat statutorë dhe demokratikë për reflektim, konsolidim dhe forcim.
Ai u shpreh se pas këtij Kuvendi, LDK-ja do të jetë më e fortë dhe do të synojë rikthimin si forca kryesore politike në Kosovë. Sipas tij, Kosovës mund t’i shërbejë vetëm një LDK e fuqishme, ndërsa dobësimi i saj u leverdis vetëm kundërshtarëve politikë që kërkojnë një skenë pa alternativë.
Hoti theksoi se punimet do të zhvillohen në një atmosferë demokratike, me diskutim të hapur dhe respekt të ndërsjellë. Ai tha se fituese nga ky Kuvend do të jetë LDK-ja, pasi mbledhja nuk është organizuar kundër askujt, por për të shqyrtuar dhe përcaktuar të ardhmen e partisë.
Në fund, ai deklaroi se vendimit të Kuvendit do t’i binden të gjithë pa përjashtim dhe se prej tij do të dalin të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës.
“Zoti e bekoftë LDK-në dhe Republikën e Kosovës!”, përfundoi Hoti.
Miri nga grupi “West Side Family” ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim që duket se është një…
Selin Bollati ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, me të cilin nisi romancën gjatë pjesëmarrjes në…
Zjarret masive kanë përfshirë Evropën Jugore, duke shkaktuar një situatë të paprecedentë në Francë dhe Spanjë. [...] Read More... The…
MPB Maqedoni njofton se sot (30.07.2025), në periudhën nga ora 02:00 deri në orën 04:00, nëpunës policorë të SPB Tetovë…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sot në Shtip në përgjigje të pyetjes së një gazetari, refuzoi të jepte një afat…
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoillkoviç, është përballur me kritika pas reagimit të tij për dëmtimin…