Categories: Uncategorized

Hoti përballet me deputetët: Nuk keni hallin e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se orët shtesë dhe shtesa e rrezikshmërisë për policët e Kosovës do të paguhen në pagën e shtatorit. Kurse, shtesa do të paguhet gjatë tetorit, eventualisht në nëntor për të gjithë policët të cilëve iu kërkojnë të qëndrojnë nga 12 orë në punë.

Hoti duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetëve, ka thënë se është takuar me drejtues të sindikatës së policisë dhe i kanë evidentuar orët shtesë që i nuk janë paguar ende që nga viti i kaluar dhe janë dakorduar që edhe shtesën e rrezikshmërisë ta paguajnë. Ndërkohë, tha po bisedojnë për koston e shujtës për policës që janë angazhuar nga 12 orë gjatë kohës së pandemisë .

Të lidhura

None found

“Disa zgjidhen menjëherë siç janë pagesa e orëve shtesë, shtesa e rrezikshmërisë dhe besoj për disa javë, brenda muajit do të marrim vendim edhe për shujtën se si mund ta përmbyllim, në bazë të kostos që ka. Ndërkaq, për sigurimin shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm, besoj që nga viti i ardhshëm do të bëjmë një zgjidhje sistematike afatgjate“, tha Hoti.

Menjëherë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se gjendja e policisë është e rëndë.

“Sot Policia e Kosovës i ka kërkesat prioritare dhe emergjente që duhet të zgjidhen dhe nga ju pres jo menjëherë dhe së shpejt, do të thotë kurrë por ta caktoni me datë se kur do të merret vendimi për të realizuar kërkesat të cilat janë prioritare dhe të domosdoshme“, tha ajo.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmira Kollccaku kërkesat e Policisë janë të arsyeshme.

“Ministri i punëve të brendshme edhe kryeministri ta marrin parasysh që mos të ndodhë ajo që askush nuk dëshiron të ndodhë, protesta e atyre që do të duhej të kujdeseshin për rendin dhe qetësinë”, tha ajo

Sërish ka reaguar kryeministri Hoti.

“A e di ku e keni hallin ju, ju doni të ballafaqoheni me mua me shajt këtë qeveri, nuk iu intereson problemi i police. Këtu është problemi, nëse shtrohet çështja që me trego kohen datën kur fillojnë me i marrë këto shtesa, por mënyra si po e shtroni këtë çështje deputetja besoj që ju fare nuk keni të drejt. Unë e kam gjet këtë situatë me 390 euro pagë pazë të policëve që dalin në rrugë. Unë i kam 3 muaj si kryeministër, pyetni policët kur kam qenë ministër i financave, si kanë kaluar, por ju po doni ta ktheni çdo gjë politike…orët shtesë dhe shtesa e rrezikshmërisë paguhen në pagën e shtatorit. Shujtën jemi duke bërë përgatitjet, nuk e dimë ende koston sa do të jetë besoj gjatë tetorit eventualisht në nëntor do ta paguajmë për të gjithë policët të cilëve iu kërkojmë të qëndrojnë nga 12 orë në punë. Për sigurimin shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm deri në fund të vitit i kryejmë përgatitjet e nevojshme dhe shpresojmë që nga janari të adresojmë këtë çështje“, tha Hoti.

të fundit

Braçe: Ministrat që rrezikojnë buxhetin duhet të largohen, përqendrimi i pasurisë kërcënon demokracinë

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur një sërë shqetësimesh gjatë diskutimeve në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, duke kërkuar…

3 seconds ago

Rriten çmimet e produkteve bujqësore, kostot në sektor shtohen gati 10 për qind

Çmimet e produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje gjatë muajit tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë të…

2 minutes ago

Janevska: UNICEF na mbështet për optimizimin e shkollave dhe kalimin në mësim me një turn

"Optimizimi i rrjetit shkollor dhe mësimi me një ndërrim janë masa për arsim më cilësor dhe përvoja pozitive nga vendet…

2 minutes ago

Pavarësisht formës më të dobët të karrierës, Real Madridi nuk e shet Vinicius në janar

Real Madridi nuk ka ndërmend ta shesë Vinicius Juniorin, as gjatë afatit kalimtar të janarit dhe as në të ardhmen,…

2 minutes ago

Jakup Krasniqi i jep fund qëndrimit në Kosovë, niset i shoqëruar nga Policia mes thirrjeve “UÇK

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë, ndërsa largimi i tij është përcjellë nga prania e Policisë dhe…

3 minutes ago

Ministria detyron Komunën e Skenderajt për pastrimin e lumit Klina

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës…

13 minutes ago