Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, në qendër të bisedës ishin zhvillimet e fundit politike dhe gjendja institucionale në vend.
Gjatë takimit u theksua nevoja për dialog politik dhe për angazhim në gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin aktual institucional. Synimi është që institucionet të formohen sa më shpejt dhe vendi të vazhdojë përpara në përputhje me rendin kushtetues.
Haxhiu shprehu gjithashtu vlerësimin e saj për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, si dhe për rolin e saj si një partner i rëndësishëm i vendit.
