Albulena Haxhiu, Ushtruese e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, pranoi sot në një ceremoni zyrtare letrat kredenciale të Åsa Pehrson, ambasadores së Mbretërisë së Suedisë në Kosovë.
Të lidhura
None found
Në takimin e zhvilluar me këtë rast, Haxhiu çmoi përkrahjen e pandërprerë që Suedia i ka ofruar Kosovës ndër vite dhe shprehu gatishmërinë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
“Duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës ndër vite, ritheksova gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona, në fusha me interes të përbashkët”, deklaroi Haxhiu.
U.D. Presidentja i uroi ambasadores Pehrson mbarësi në përmbushjen e misionit të saj diplomatik në Kosovë. Ajo shprehu gjithashtu bindjen se diplomatja suedeze do të japë kontribut në fuqizimin e mëtejshëm të raporteve mes Kosovës dhe Suedisë.
“I dëshiroj qëndrim sa më të këndshëm në Republikën e Kosovës”, përfundoi U.D. Presidentja.
