Pas dakordimit mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidatin presidencial të Republikës, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar për marrëveshjen.
Të lidhura
None found
Haxhiu e ka vlerësuar pozitivisht përzgjedhjen e Bekim Sejdiut, duke thënë se pajtimi i arritur përbën një hap të rëndësishëm për tejkalimin e bllokadës politike dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve, transmeton “Bota sot”.
Ajo ka theksuar se tashmë mbetet me rëndësi që procedura të përfundojë në Kuvend, në përputhje me përgjegjësinë që kërkon situata dhe interesin e Republikës.
“E mirëpres marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës.
Dakordimi i sotëm përbën një hap shumë të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.
Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës”, ka deklaruar Haxhiu.
