Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se ishte pjesë e pritjes zyrtare të organizuar nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, në prag të ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare.
Aktiviteti u zhvillua në Kështjellën Aragoneze, ku u mblodhën përfaqësues të vendeve të Mesdheut. Sipas Haxhiut, sporti shërbeu sërish si një urë që forcon miqësinë, afrimin dhe bashkëpunimin mes vendeve.
Të lidhura
None found
Ajo shprehu mirënjohjen për Presidentin Mattarella dhe Kryeministren Giorgia Meloni për mikpritjen e ngrohtë.
