Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pret që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të arrijnë së shpejti një marrëveshje.
None found
Pas takimit të zhvilluar mbrëmjen e kaluar mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Haxhiu nënvizoi se dakordimi mes dy subjekteve është thelbësor për vazhdimin e përparimit të vendit.
“Shpresoj që marrëveshja të finalizohet sa më shpejt, pasi është shumë e rëndësishme që Kosova të ecë përpara”, u shpreh Haxhiu.
Ajo tha se vendi duhet të përmbushë një seri detyrash dhe të vijojë reformat, duke përfshirë edhe angazhimet që lidhen me proceset e integrimit.
“Shpresojmë që java e ardhshme të jetë vendimtare për këtë proces të rëndësishëm”, deklaroi ushtruesja e detyrës së presidentes.
Sipas Haxhiut, një marrëveshje e arritur do të ndihmonte Kosovën të vijonte rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, si edhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.
Mbrojtësi i Kosovës, Lindrit Kamberi, ka folur pas humbjes 3-0 nga Republika e Irlandës, duke theksuar se “Dardanët” kanë potencial…
"E dua sikur sytë e mi" – Anjeza emocionon me fjalët për të dashurin [...]Read More...
Deklaratë e fortë nga Olechka: Nëse del Fuego nuk e shikoj më BBVK5 [...]Read More...
A do ta presë Fuegon jashtë shtëpisë? Olechka flet në "Big Cast" për raportin e tyre [...]Read More...
Antoneta hyn në rolin e Nichit, i shkon në banjo duke i kërcitur me lugë [...]Read More...
"Ndërroja lojën": Anjeza shpërthen në lot pas debatit me Fatlumin [...]Read More...