Categories: kosovë

Haxhiu shpreson për marrëveshje VV-LDK gjatë javës së ardhshme

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, beson se gjatë javës së ardhshme mund të arrihet marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së për konstituimin e Kuvendit.

Të lidhura

None found

“Jam optimiste se do të kemi rezultate pozitive. Tani presim që kjo të konfirmohet nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht nga kryetari i saj, kryeministri Albin Kurti, si dhe nga kryetari i LDK-së, zoti Lumir Abdixhiku”, deklaroi Haxhiu.

Ajo i bëri këto komente sot, gjatë homazheve në Memorialin e Personave të Zhdukur, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.

U.D. presidentja e Kosovës theksoi se përmbyllja e marrëveshjes duhet të ndodhë sa më shpejt, në mënyrë që institucionet të ecin përpara.

“Shpresoj që marrëveshja të përmbyllet sa më parë, sepse përgjegjësitë që kemi kërkojnë përparim të mëtejshëm. Në mesin e tyre janë reformat që duhet të vazhdojnë dhe obligimet që lidhen me rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, NATO, si dhe në mekanizma të tjerë. Uroj që java e ardhshme të jetë vendimtare për procesin e mëtejshëm”, tha ajo.

Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sërish mbrëmë me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit, Kurti la të kuptohej se palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për një emër konsensual për presidentin.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pakonstituuar, pasi në dy përpjekjet e deritanishme nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe nuk është përmbyllur procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të, zgjedhjet për të cilën u zhvilluan më 7 qershor.

Seanca konstituive vijon të jetë pjesë e përplasjes mes partive parlamentare, ndërsa mosformimi i institucioneve po e thellon krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për të siguruar një marrëveshje politike, me synimin për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar aksionet politike, duke kërkuar që të mbahet seanca konstituive.

të fundit

Goditja ndaj arbitrit, Alban Xhaferi rrezikon pezullim të gjatë sipas rregullores së UEFA-s

Alban Xhaferi - UEFAElbasani dhe Vllaznia barazuan mbrëmjen e djeshme me shifrat 1-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e…

2 minutes ago

BDI ultimatum VLEN-it: Ose largohen Stoillkoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij, ose largoheni ju nga Qeveria

Bashkimi Evtopian ka dënuar glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq nga ana e Ivan Stoillkoviçit, ndërsa VLEN këtij të…

5 minutes ago

Përmbytjet në Nepal, identifikimi i qindra viktimave vështirësohet nga gjendja e trupave

Autoritetet në Nepal kanë nisur varrimet masive të qindra viktimave të paidentifikuara, ndërsa përpjekjet për identifikimin e trupave po bëhen…

15 minutes ago

Morina në kulmin e lëvizjeve verore, mbi 200 mijë kosovarë hynë në Shqipëri brenda një jave

Pika e Kalimit Kufitar të Morinës vijon të përballet me një fluks të jashtëzakonshëm udhëtarësh dhe automjetesh, teksa ditët e…

20 minutes ago

Nga premtimet e mëdha te largimi nga Barça: talentet e La Masias që nuk u bënë yje

La Masia është një prej akademive më prestigjioze në historinë e futbollit dhe një nga shtyllat kryesore mbi të cilat…

20 minutes ago

Referendumi në Islandë rrëzon rikthimin e bisedimeve për anëtarësim në BE

Islanda ka votuar kundër rifillimit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke i dhënë fund përpjekjes së qeverisë për…

33 minutes ago