Categories: sport

Kamberi: Kosova ka individualitete të forta, por duhet të forcojë lojën si ekip

Pas disfatës 3-0 ndaj Republikës së Irlandës, mbrojtësi i Kosovës Lindrit Kamberi vlerësoi potencialin individual të skuadrës, por nënvizoi se për të synuar më shumë duhet të rritet bashkëpunimi në fushë.

Sipas Kamberit, futbollistët duhet të njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe të krijojnë unitet më të madh si grup. Ai beson se puna e përbashkët mund ta ndihmojë Kosovën të arrijë objektiva më të mëdha.

Të lidhura

None found

“Kosova ka kualitet individual shumë të lartë. Nëse punojmë edhe më shumë si ekip, të njihemi me njëri-tjetrin, mund të arrijmë shumë më tepër. Vitin tjetër mund të bëhemi edhe më shumë ekip kolektiv dhe të arrijmë gjëra më të mëdha”, deklaroi Kamberi.

Kosova e përfundoi fazën e grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve në vendin e tretë, me 6 pikë gjithsej. Ndeshjen e fundit e humbi 3-0 në udhëtim kundër Irlandës.

Si pasojë e kësaj humbjeje, “Dardanët” nuk mundën të siguronin një vend në play-off për promovim në Ligën A.

të fundit

Anjeza rrëfen ndjenjat për të dashurin: “E dua si sytë e mi

"E dua sikur sytë e mi" – Anjeza emocionon me fjalët për të dashurin [...]Read More...

6 minutes ago

Olechka: Nëse Fuego largohet, nuk do ta ndjek më BBVK5

Deklaratë e fortë nga Olechka: Nëse del Fuego nuk e shikoj më BBVK5 [...]Read More...

6 minutes ago

Olechka zbulon në “Big Cast” nëse do ta presë Fuegon jashtë shtëpisë

A do ta presë Fuegon jashtë shtëpisë? Olechka flet në "Big Cast" për raportin e tyre [...]Read More...

6 minutes ago

Antoneta imiton Nichin dhe e ndjek deri në banjo, duke kërcitur me lugë

Antoneta hyn në rolin e Nichit, i shkon në banjo duke i kërcitur me lugë [...]Read More...

7 minutes ago

Anjeza përlotet pas përplasjes me Fatlumin: “Ndërroje lojën

"Ndërroja lojën": Anjeza shpërthen në lot pas debatit me Fatlumin [...]Read More...

7 minutes ago

Ilir Krasniqi pas humbjes: Kartoni i kuq e ndryshoi ndeshjen, tani duhet të nxjerrim mësime

Mbrojtësi Ilir Krasniqi ka kërkuar që Kosova të mësojë nga kjo humbje dhe të përmirësohet që të mos i përsëris…

14 minutes ago