Pas një debati të fortë me Fatlumin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza shpërtheu në lot dhe tha se nuk po arrinte më ta përballonte situatën.
Sharri dhe Edita iu gjendën pranë, duke u munduar ta qetësonin. Ata e këshilluan të mos reagonte me aq ashpërsi ndaj provokimeve.
None found
Anjeza tha se i vinte keq për personin që kishte jashtë shtëpisë. Edita, nga ana e saj, i sugjeroi të ndryshonte mënyrën si po luante, duke vlerësuar se Fatlumi po përpiqej ta nxiste të humbiste qetësinë, pasi ishte në nominim.
“Ndërroje lojën, Anjezë! Thuaja që nuk ke dikë jashtë. Nuk e kisha menduar që Fatlumi do të të sillte në këtë gjendje. Ai është në nominim dhe dëshiron të shpëtojë. Ndërroja lojën”, i tha Edita.
Përplasja nisi kur Fatlumi i tha Anjezës se, po të ishte në vendin e partnerit të saj, do ta linte.
Komenti e acaroi Anjezën, e cila iu përgjigj: “Je pis mashkull! Le të më lërë burri, ku po ju dhemb juve? Ku e ke problemin? Çfarë jeni ju? Le të më lërë! Je pis mashkull! Ti e kishe mbytur femrën. Një njeri si ti e tradhton gruan 20 herë në ditë. Je duke gënjyer dhe duke më lënduar. Je i pafytyrë! Nuk kam thënë që nuk jam më rehat single”.
Debati duket se e rëndoi emocionalisht Anjezën, e cila më pas nuk mundi t’i mbante lotët.
Reagimin e saj mund ta ndiqni në videon më poshtë:
A do ta presë Fuegon jashtë shtëpisë? Olechka flet në "Big Cast" për raportin e tyre [...]Read More...
Antoneta hyn në rolin e Nichit, i shkon në banjo duke i kërcitur me lugë [...]Read More...
Mbrojtësi Ilir Krasniqi ka kërkuar që Kosova të mësojë nga kjo humbje dhe të përmirësohet që të mos i përsëris…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim në Senatin e Belgjikës…
Rasti i nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar nga Somalia, të cilët u larguan nga vendi ku ishin akomoduar gjatë vizitës…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar në prag të Forumit të Tretë Ekonomik Kosovë-Poloni,…