Haxhiu, Kurti dhe Konjufca presin diplomatët e Kosovës në Prishtinë

Ambasadorët dhe konsujt e Kosovës, të cilët janë të angazhuar në vende të ndryshme të botës, janë mirëpritur në Prishtinë nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Të lidhura

None found

Në këtë pritje morën pjesë gjithashtu kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Haxhiu bëri të ditur se diplomatët i kishte falënderuar për angazhimin që zhvillojnë gjatë tërë vitit në përfaqësim të Kosovës.

Sipas saj, kjo punë shpesh nuk bëhet menjëherë e dukshme, ndërsa kërkon durim, këmbëngulje dhe shumë biseda përpara se të arrihet një rezultat.

Ajo nënvizoi se diplomacia nuk mund të mbështetet vetëm te reagimi i momentit, veçanërisht në një kohë kur interesat dhe aleancat ndryshojnë me shpejtësi.

Haxhiu tha se nevojitet kohë që të tjerët të të njohin dhe të ndërtojnë besim, përpara se të vijë çasti kur kërkohet përkrahja e tyre.

Ajo vuri në dukje se shumë persona që e njohin Kosovën nga distanca vazhdojnë ta lidhin atë me luftën, shpalljen e pavarësisë ose me lajmin më të fundit që kanë parë.

Sipas Haxhiut, diplomatët e Kosovës angazhohen përditë që perceptimi për vendin të mos kufizohet vetëm në këto ngjarje, por të pasqyrojë edhe Kosovën e sotme.

Mirënjohje iu shpreh edhe familjeve të diplomatëve, përfshirë fëmijët që detyrohen të ndërrojnë shkollë dhe bashkëshortët që, sa herë ndryshon vendi i shërbimit, përshtatin jetën e tyre me një shtet të ri dhe të panjohur.


Shtuar 10.08.2026 08:11

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomcratosroyal girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio