Categories: kosovë

Haxhiu kërkon që Kosovës t’i çelet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetin Riho Terras, ku në qendër të bisedës ishte e ardhmja evropiane e vendit.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, Haxhiu theksoi se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk duhet të zvarritet më tej.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të trajtohet pa vonesa të mëtejshme dhe përparimi i vendit duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave”, deklaroi ajo.

Ajo nënvizoi se Kosova nuk po kërkon trajtim të favorshëm, por një procedurë të barabartë dhe të drejtë.

“Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu paraqiti gjithashtu arritjet e Kosovës në reformat që lidhen me integrimin evropian, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, duke theksuar se kursi euroatlantik i vendit mbetet i pandryshuar.

“Orientimi euroatlantik i Kosovës është i qartë, i qëndrueshëm dhe gëzon mbështetje të gjerë qytetare”, tha ushtruesja e detyrës së Presidentes.

Në këtë takim u trajtuan edhe dialogu me Serbinë, temat e sigurisë, si dhe mungesa e përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë.

“Procesi evropian duhet të mbështetet në zbatimin e marrëveshjeve dhe në përgjegjësi të barabartë për të gjitha palët”, theksoi Haxhiu.

të fundit

Violence against a peer and the shared video, police respond: Three teenage girls were prosecuted, one of them had also been arrested earlier

Nisur nga sensibiliteti i lartë publik i krijuar pas publikimit në rrjetet sociale të videos së një ngjarjeje të ndodhur…

2 minutes ago

Barbara Broccoli reveals anguish after 10 years of stalking: I was forced to sell the family home

Barbara Broccoli, emër kyç për dekada në drejtimin e sagës së njohur kinematografike James Bond, ka rrëfyer se pas një…

2 minutes ago

“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga adoleshentet: Kam frikë për sigurinë e fëmijëve

“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, thotë nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre adoleshente më datë 8 qershor,…

2 minutes ago

Rama heads to Ankara for the NATO Summit, meetings he will hold made public

Kryeministri, Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të…

2 minutes ago

Trial over Erion Veliaj / Ajola Xoxa seeks postponement of proceedings after childbirth! SPAK does not accept: Her case should be separated

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ka kërkuar pas lindjes së fëmijës shtyrjen e seancës së sotme dhe pezullimin…

2 minutes ago

PHOTO/ Oriola Marashi raises the alarm over sea pollution: I came out of the water and my swimsuit was …

Oriola Marashi ka ngritur shqetësimin për ndotjen e detit, duke ndarë me ndjekësit një përvojë personale që, sipas saj, ka…

3 minutes ago