Gjatë qëndrimit në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u takua me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Në një postim në Facebook, Haxhiu njoftoi se e falënderoi Metsolën për ftesën dhe përkrahjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian i ka dhënë Kosovës.
None found
Bisedimet u përqendruan te perspektiva evropiane e Kosovës. Haxhiu kërkoi angazhimin e Metsolës që Këshilli i BE-së ta ftojë Komisionin Evropian të japë mendimin e tij për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ajo vuri në dukje se në dhjetor mbushen katër vjet prej dorëzimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim. Sipas Haxhiut, vendi është përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, ndërsa qytetarët e mbështesin fuqishëm integrimin evropian.
“Qytetarët tanë janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit në gjithë rajonin. Ata meritojnë të shohin përparim konkret në rrugën drejt BE-së”, shkroi Haxhiu.
Gjatë takimit u diskutuan edhe prioritetet e Kuvendit të Kosovës në reformat evropiane dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin me Parlamentin Evropian. Këtu përfshihen Komisioni Parlamentar i Stabilizim-Asociimit dhe shkëmbimet e drejtpërdrejta mes deputetëve e administratave të dy parlamenteve.
Haxhiu ngriti gjithashtu çështjen e anëtarësimit të Kuvendit të Kosovës në Unionin Ndërparlamentar (IPU). Ajo bëri të ditur se Metsola u zotua ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.
Në përfundim të takimit, Haxhiu e ftoi Presidenten e Parlamentit Evropian të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.
Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet me përdorimin më të ulët të rripit të sigurisë në rajon, me vetëm 40.1…
Ish zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) Luke Zahner ka vlerësuar se Kosova ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm që…
Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në rajonin e Kemerovos, në jugperëndim të Siberisë, ku një avion ushtarak transporti…
Një familjar i një viktime pjesëmarrëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do…
Xherdan Shaqiri ka reaguar publikisht lidhur me zërat e fundit rreth një vendimi të supozuar për të ardhmen e tij…
Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanellat e bardha në përballjen e sotme ndaj Irlandës në Dublin, e cila…