Categories: auto

Ford zbulon Mustang GTD-në e vitit 2028 me edicionin “1901” për 125-vjetorin e “Sweepstakes

Mustang GTD do të vijë me disa risi për vitin model 2028. Mes tyre është edicioni special “1901”, krijuar për të shënuar 125 vjet nga ndërtimi i makinës “Sweepstakes”, me të cilën Henry Ford garoi në vitin 1901 për të tërhequr investitorë.

Suksesi i Fords në atë garë i siguroi atij mbështetjen që i duhej për të zhvilluar kompaninë. Në përvjetorin e 125-të, marka amerikane e kujton atë automjet përmes një konfigurimi të veçantë për Mustang GTD-në, transmeton Telegrafi.

Të lidhura

None found

“1901” dallohet nga boja Royal Red dhe elementet e zeza. Pjesa e përparme, difuzori, pragjet anësore dhe spoileri i pasmë janë realizuar me fibër karboni të pambuluar. Ky edicion merr vendin e paketës “Spirit of America”, e cila u ofrua vitin e kaluar.

Brenda, sediljet janë të veshura me lëkurë mahogany, ndërsa qepjet sportive janë në ngjyrën Race Red. Paketa Performance, me përmirësimet aerodinamike dhe masat për uljen e peshës, përfshihet tashmë në pajisjet standarde.

Ndër risitë e tjera për vitin 2028 janë ndërruesit e marsheve pas timonit, të printuar në 3D me titan, si dhe një unazë e re për ndërrimin e marsheve. Lëkura me cilësi të lartë do të përdoret tani edhe në konzollën qendrore, panelet e dyerve dhe panelin e instrumenteve.

Fellnet prej magnezi do të mund të porositen si pajisje shtesë. Ato ishin prezantuar në lansimin e modelit, por problemet me furnizuesit kishin kufizuar disponueshmërinë. Sipas kompanisë, pengesat tashmë janë kapërcyer.

Klientët do të kenë gjithashtu alternativa të reja për vijat dekorative me ngjyra. Paketa Liquid Carbon merr detaje dhe vija në nuancë bruz, ndërsa paletës i shtohen Incognito Green dhe Teal Tonic, në vend të Sage Green dhe Blue Metallic.

Motori mbetet i pandryshuar: Mustang GTD përdor një V8 5.2-litërsh me kompresor mekanik dhe lubrifikim me karter të thatë, që prodhon 815 kuajfuqi. Fuqia përcillet në rrotat e pasme përmes një sistemi transaksial me tetë shpejtësi dhe dy friksione.

Shpejtësia maksimale është sërish 202 milje në orë, ndërsa automjeti pajiset me frena qeramike Brembo.

Çmimet pritet të bëhen të ditura më pranë nisjes së shitjeve. Ford do të hapë porositë për Mustang GTD 2028 në dhjetor, kurse dërgesat e para parashikohet të fillojnë në tremujorin e dytë të vitit 2027.

të fundit

Hoxha dhe Kos diskutojnë negociatat e Shqipërisë me BE-në: Angazhimet duhet të kthehen në reforma

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në…

2 minutes ago

Shiroka Pula: Aktgjykimi në Hagë ngre pikëpyetje për të drejtat e palëve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim…

2 minutes ago

VIDEO/ Piloti 53-vjeçar humb jetën pasi avioni ushtarak rrëzohet pranë Beogradit

Piloti ushtarak serb Goran Bulajic, 53 vjeç, vdiq sot pasi avioni i tij luftarak u rrëzua në një fushë në…

5 minutes ago

Maqedonia e Veriut ndër vendet e fundit në rajon për përdorimin e rripit të sigurimit

Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet me përdorimin më të ulët të rripit të sigurisë në rajon, me vetëm 40.1…

10 minutes ago

Zahner: Kosova ka bërë hapa të mëdhenj, por njohja ndërkombëtare mbetet sfida kryesore

Ish zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) Luke Zahner ka vlerësuar se Kosova ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm që…

17 minutes ago

Avioni ushtarak rus rrëzohet në Siberi, 17 të vdekur/ Pamjet tregojnë shpërthimin

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në rajonin e Kemerovos, në jugperëndim të Siberisë, ku një avion ushtarak transporti…

24 minutes ago