Categories: kosovë

Haxhiu: Institucionet e Kosovës të bashkërendojnë për mbrojtjen e së vërtetës mbi luftën e UÇK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi ka miratuar një qëndrim të përbashkët lidhur me deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të lidhura

None found

Ajo e cilësoi të drejtë luftën e UÇK-së dhe u shpreh se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë. Haxhiu bëri thirrje që institucionet të hartojnë një strategji të përbashkët juridike e diplomatike, ndërsa theksoi se procesi i apelit është pjesë e rrugës drejt drejtësisë.

Postimi i plotë:

Sot, Kuvendi i Kosovës shprehu një qëndrim të përbashkët përmes Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte rruga përmes së cilës populli ynë luftoi me të drejtë për liri dhe pavarësi. Ajo u krijua si kundërpërgjigje ndaj represionit dhe krimeve të rënda të Serbisë, në kohën kur njerëzit tanë vriteshin, dëboheshin dhe detyroheshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Asnjë aktgjykim nuk e fshin këtë të vërtetë.

Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të veprojnë të bashkuara dhe, përmes një strategjie të përbashkët juridike e diplomatike, të mbrojnë të vërtetën e të përcjellin drejt para botës luftën e popullit tonë për liri.

Procesi i apelit shënon vazhdimin e përpjekjes për drejtësi. Do të jemi së bashku në këtë betejë deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së.

të fundit

Rrustem Mustafa mohon kandidaturën për president të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa deklaroi se nuk është i propozuar si kandidat për president të Kosovës.…

3 minutes ago

Skandalet e Ballukut, AKSHI-t, KAYO-s e SHISH/ Flet ish-Presidenti Bamir Topi: BE dhe NATO kanë informacione të mjaftueshëm

Në një kohë kur vendi është përfshirë nga skandalet të mëdha, si cështja e Belinda Ballukut, AKSHI, KAYO apo së…

5 minutes ago

Haradinaj: Declaration approved in parliament has value only if the law abolishing the Special Court is passed

Pas miratimit në Kuvend të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, ish-deputeti Daut Haradinaj ka…

5 minutes ago

Tahiri criticizes lack of reflection on the election of the president

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri nuk sheh reflektim të situatës nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjen e Presidentit…

6 minutes ago

Çitaku calls on the government to submit the bill on the Specialist Chambers

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas miratimit me unanimitet të Deklaratës në mbrojtje të UÇK-së dhe ish-drejtusve të…

6 minutes ago

Bamir Topi discusses Rama’s departure from power: He should begin a gradual withdrawal

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar mundësinë e një largimi të kryeministrit Edi Rama nga pushteti, duke folur edhe për mënyrën…

7 minutes ago