Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi në emisionin “Debat Plus” se nuk e konsideron të nevojshëm krijimin e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas saj, palët mund të bashkëpunojnë për çështje të veçanta, por jo si pjesë e një qeverie të përbashkët.
None found
Haxhiu vlerësoi se një qëndrim i unifikuar pas vendimit të 16 shtatorit mund të arrihet edhe pa një marrëveshje koalicioni mes partive.
“Për të pasur një qëndrim unifikues me 16 shtatorin, nuk na duhet një koalicion i përbashkët. Na duhen veprime të përbashkëta, unifikim për secilin veprim që kemi përpara, kontribut nga secila palë”, tha ajo.
Ajo sqaroi se qëndrimi për të mos e parë PDK-në si partnere në qeverisje është pikëpamje e saj personale.
“Por nuk e shoh që na duhet një koalicion me PDK-në, jo në këtë periudhë. Kjo lidhet me vendimin, por me qëndrimin tonë me PDK-në. Mundemi të bashkëpunojmë në raport me kundërshtimin e vendimit të 16 shtatorit, të padrejtë. Mirëpo nuk i shoh si partner në qeverisje. Ky është qëndrimi personal”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.
Gjatë intervistës, Haxhiu u ndal edhe te zgjedhja e presidentit, duke përsëritur se kreu i shtetit nuk duhet të jetë anëtar i një partie politike.
“Pra, po rikthehem te qëndrimi: presidenti duhet të jetë president që nuk duhet të jetë në parti politike. Edhe në këtë situatë që jemi, do të ishte më e mira”, deklaroi ajo.
Sipas saj, në diskutime janë shqyrtuar disa kandidatura të mundshme, mes tyre edhe persona që kanë dhënë kontribut në shoqëri dhe në institucionet e Republikës së Kosovës.
“Kemi pasur disa alternativa, për emra që kanë kontribuar në mënyra të ndryshme në shoqërinë tonë, në institucionet e Republikës së Kosovës. Insistimi që të kemi kandidat nga radhët e tyre është i gabuar”, tha Haxhiu.
Ajo solli në vëmendje edhe Glauk Konjufcën, i cili në atë kohë drejtonte Kuvendin, duke treguar se partive u ishte kërkuar të propozonin kandidatë për postin e presidentit.
“Glauk Konjufca tha: ‘Nga LDK-ja e PDK-ja propozoni ju emra, ne i diskutojmë ato, i vlerësojmë dhe ju kthejmë përgjigje’. Nuk ka pasur emra të tillë”, tha Haxhiu.
Haxhiu shtoi se, nëse vlerësimi do të bëhej mbi bazën e mbështetjes që kandidatët kanë marrë në zgjedhje, atëherë duhej të merrej në konsideratë edhe rezultati i Glauk Konjufcës.
“Nëse hyjmë me persona që janë matur në zgjedhje, atëherë Glauk Konjufca ka mbi 200 mijë vota, nuk e di sigurt. Nëse kemi me persona partiakë, atëherë ku e kemi Glauk Konjufcën?”, përfundoi ajo.
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…