Categories: kosovë

Albulena Haxhiu kritikon PDK-në dhe AAK-në pas refuzimit të takimit për konsensus politik

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të PDK-së dhe AAK-së për të mos pranuar ftesën për takim, të cilin ajo e kishte thirrur me synimin për të arritur një konsensus politik dhe për të zhbllokuar situatën në vend.

Haxhiu ka shprehur keqardhje për këtë qëndrim, duke e cilësuar refuzimin si të gabuar dhe si shenjë të mungesës së vullnetit për të kapërcyer, sipas saj, “pozicionimet barrikaduese”.

Të lidhura

None found

Ajo ka vlerësuar se tri palë zgjedhje të zhvilluara njëra pas tjetrës, me rezultate të përafërta, dëshmojnë nevojën për dialog politik. Sipas saj, kjo nevojë është veçanërisht e theksuar kur bëhet fjalë për çështjen e Presidentit.

Haxhiu ka paralajmëruar se, nëse nuk arrihet marrëveshje për Presidentin, Kosova mund të përballet përsëri me zgjedhje, të cilat, në vlerësimin e saj, nuk do të prodhonin një zgjidhje të re.

Haxhiu ka publikuar edhe reagimin e plotë:

Zgjedhjet e shkurtit 2025 përbënin zgjedhjet e fundit të rregullta, pas përfundimit të një mandati të plotë qeverisës. Pas tyre u mbajtën zgjedhjet e 28 dhjetorit të po atij viti dhe më pas ato të 7 qershorit të këtij viti. Të dyja këto procese zgjedhore ishin të panevojshme dhe të dëmshme për qytetarët dhe buxhetin e Republikës. Për më tepër, të gjitha këto zgjedhje rezultuan me rezultate të ngjashme.

Tri procese zgjedhore të njëpasnjëshme, me rezultate të përafërta, janë dëshmi e mjaftueshme se pa dialog politik, sidomos për çështjen e Presidentit, nuk mund të ketë përparim. Nëse gjatë dimrit dhe pranverës së këtij viti kërkesa dhe ankesa kryesore ishte që të zhvillohej dialog paraprak përpara çdo konstituimi të institucioneve, pavarësisht rezultatit, tani është koha, mundësia dhe domosdoshmëria që kjo të vihet në zbatim. Duhet të nisim nga çështja që realisht po na rikthen vazhdimisht te zgjedhjet, e jo nga ajo që mund të realizohet më lehtë: nyja kryesore është çështja e Presidentit.

Edhe pse në aspektin formal kjo përbën hapin e tretë, në rrethanat aktuale çështja e Presidentit duhet të jetë pikënisja jonë. Është e qartë se pa një marrëveshje për këtë çështje hapet rruga drejt një procesi të ri zgjedhor, i cili praktikisht nuk do të sillte asgjë të re dhe aq më pak një zgjidhje.

Duke u mbështetur në këto fakte dhe në përvojën e dy viteve të fundit, si dhe me vullnetin për të ndërtuar një konsensus politik, kam ftuar në takim drejtuesit e të gjitha subjekteve politike parlamentare. Shpreh keqardhjen time të plotë që, pavarësisht ftesës sime të sinqertë, subjektet politike PDK dhe AAK e refuzuan atë. Ky qëndrim, sipas meje, është i gabuar, i pamatur dhe mbi të gjitha tregon mungesë vullneti për të kapërcyer pozicionimet barrikaduese. Qëndrime të tilla nuk i shërbejnë askujt, e veçanërisht jo Republikës sonë.

Qyetarët e vendit po shprehen qartë dhe vazhdimisht përmes zgjedhjeve. Detyra jonë, si përfaqësues të tyre dhe si drejtues të partive e institucioneve politike, është që këtë mesazh ta zbatojmë në praktikë. Kosova ka nevojë për shumë punë, ndërsa zgjedhjet duhet të mbeten opsioni i fundit, nëse jo të mos jenë fare një alternativë.

Shpresoj që deri të martën të ketë reflektim dhe që takimi të jetë sa më i dobishëm në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje.

të fundit

Zgjerohet familja mbretërore jordaneze, Princesha Iman bëhet nënë e binjakeve

Familja mbretërore jordaneze është zgjeruar, pasi Princesha Iman, vajza e madhe e Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania, është bërë…

2 minutes ago

Moska përballet me sulm të gjerë me dronë, Rusia godet Kievin me raketa: 3 të vrarë dhe 12 të plagosur

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një nga sulmet më masive me dronë ndaj Moskës në vitet e fundit, ndërsa Rusia iu…

2 minutes ago

Dosjet e Epstein nxjerrin një pistë të re për zhdukjen misterioze të 22-vjeçares gjermane

Njëmbëdhjetë vjet pas zhdukjes së 22-vjeçares gjermane Michelle, rasti i saj i pazgjidhur po rikthehet në vëmendje pas zbulimit të…

3 minutes ago

Shpërthimi në Fushë-Krujë/ Hetuesit dyshojnë se tritoli u vendos nga Ylli Zalla, telefonata në polici erdhi nga bashkëshortja e tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse të regjistruar në fshatin Zallë të Fushë-Krujës,…

6 minutes ago

Finiq – Zjarri shkrumbon restorantin e resortit “Mesopotam Agroturizëm” në rrugën Sarandë–Syri i Kaltër

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mëngjesin e kësaj të diele restorantin që është pjesë e resortit “Mesopotam…

6 minutes ago

Lëndë plasëse në hyrje të banesës së Ylli Zallës në Fushë-Krujë, digjet plotësisht makina e tij

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, duke shkaktuar dëme materiale…

7 minutes ago