Categories: kosovë

Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit dhe Hereqit: Kujtimi për të rënët e lirisë do të jetë i përjetshëm

Ramush Haradinaj ka zhvilluar homazhe në Gllogjan dhe Hereq, në përkujtim të dëshmorëve të kombit Sokol Sejfijaj, Din Alijaj, Muhamet Zenunaj dhe Asllan Rexhepaj.

Të lidhura

None found

Gjatë ceremonisë, ish-kreu i Aleancës u ndal te ngjarjet e gushtit të vitit 1998, kur përballjet me ushtrinë serbe ishin veçanërisht të ashpra. Ai theksoi se kujtimi për dëshmorët duhet të shoqërohet edhe me ndërgjegjësimin për sakrificën që qëndron pas lirisë së Kosovës.

Haradinaj tha se katër dëshmorët ranë më 10 gusht 1998 në altarin e lirisë dhe se, pavarësisht humbjes së bashkëluftëtarëve të zotë, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vijoi deri në çlirimin e vendit.

Ai nënvizoi se lufta çlirimtare e Kosovës solli Aleancën me NATO-n, të udhëhequr nga Amerika, ndërsa sakrifica e luftëtarëve të UÇK-së dhe kontributi i brezave ndër vite për Atdheun bënë të mundur shtetin e pavarur.

“Sot u bëmë bashkë në Gllogjan dhe Hereq për të nderuar dëshmorët e kombit Sokol Sejfijaj, Din Alijaj, Muhamet Zenunaj dhe Asllan Rexhepaj, të cilët ranë më 10 gusht 1998 në altarin e lirisë.

Gushti i vitit 1998 u shënua nga luftime të ashpra me ushtrinë gjenocidale serbe. Në ato përballje humbëm disa prej bashkëluftëtarëve tanë më të zotë, por nuk u dorëzuam dhe e vazhduam luftën deri në çlirimin e Atdheut.

Teksa përulemi para dëshmorëve të luftës sonë çlirimtare, duhet të kujtojmë edhe koston e lartë të lirisë që gëzojmë sot. Ishte pikërisht lufta jonë çlirimtare ajo që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika. Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe brezave që kontribuuan ndër vite për Atdheun, sot kemi shtetin e pavarur.

I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët dhe për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!”

të fundit

Ndreca recounts phone call with Rama: Today’s conversation involved tension and insults; he blames me for Veliaj distancing himself

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

39 minutes ago

Ndreca rrëfen telefonatën me Ramën: Biseda sot pati tensione e fyerje, më fajëson për distancimin e Veliajt

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

1 hour ago

Evropa ka vetëm katër skuadra të pamposhtura në pesë ligat kryesore, Lazio mes surprizave

Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…

2 hours ago

Dabulla kërkon largimin e Klafuriç: Tirana ka lojtarë cilësorë, por loja nuk bind

Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…

2 hours ago

Bučkovski: Brvenica result signals gains for DUI and declining support for VLEN

Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…

2 hours ago

Ramadani calls for Sveçla’s removal: Police lack even basic equipment

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…

2 hours ago