Haradinaj i gatshëm për kandidaturën, analisti shpjegon pengesat drejt postit të presidentit

Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli fituese në zgjedhjet e 7 qershorit, ende nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me partitë opozitare për çështjen e presidentit. Ndërkohë, nga radhët e opozitës është përmendur një emër që ka shprehur gatishmëri për të hyrë në garë.

Të lidhura

None found

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do ta pranonte kandidaturën për president të Republikës së Kosovës nëse opozita do ta propozonte.

Haradinaj ka sqaruar se nuk po vetofrohet për këtë detyrë, por do të ishte i gatshëm të kandidonte nëse partitë opozitare do ta vlerësonin si zgjedhjen e duhur. Ai ka theksuar se nuk synon të jetë pjesë e një marrëveshjeje me Vetëvendosjen dhe se më parë nuk ka qenë kandidat për president.

Sipas tij, për zgjedhjen e kreut të shtetit nevojitet komunikim ndërmjet pozitës dhe opozitës. Ish-kreu i AAK-së ka kundërshtuar mundësinë që Vetëvendosje ta imponojë kandidatin, duke iu referuar rastit të Feride Rushitit dhe qëndrimit “ose ajo, ose zgjedhje”.

Haradinaj ka vlerësuar gjithashtu se një proces demokratik duhet të përfshijë nga një propozim si nga pozita, ashtu edhe nga opozita. Ai ka thënë se Albin Kurti nuk i ka marrë të gjitha votat për të vendosur i vetëm për çdo çështje në Kosovë, ndërsa e ka akuzuar se nuk po bashkëpunon me opozitën për presidentin dhe po kërkon të votohet vetëm kandidati që dëshiron ai.

Për gatishmërinë e Haradinajt që ta pranonte kandidaturën nëse do të propozohej nga opozita, për “Bota sot” është deklaruar analisti politik Lirim Gashi.

Gashi nuk ka dyshime se Haradinaj do ta pranonte një propozim të tillë, por vlerëson se vetëm vullneti i tij personal nuk është i mjaftueshëm. Sipas analistit, presidenti duhet të jetë një figurë që ndërton ura bashkëpunimi dhe gëzon besim të gjerë në planin politik e shoqëror, ndaj pikërisht në këto aspekte kandidatura e Haradinajt mund të ndeshej me vështirësi serioze.

Image

Analisti beson se opozita, të paktën teorikisht, mund të dalë me një kandidat të përbashkët. Megjithatë, ai nuk mendon se Ramush Haradinaj përfaqëson emrin më konsensual për këtë post.

Sipas Gashit, Haradinaj është ndër figurat më të profilizuara, por edhe më polarizuese në politikën e Kosovës. Ai thekson se një kandidat konsensual për president duhet të sigurojë përkrahje edhe përtej bllokut që e propozon, diçka që Haradinaj do ta kishte të vështirë ta realizonte.

Gashi parashikon se kandidatura e ish-kreut të AAK-së do të përballej me sfida të njëjta, e ndoshta edhe më të mëdha. Ai sqaron se kjo nuk lidhet me kontributin historik të Haradinajt, të cilin e konsideron pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës, por me kërkesën që presidenti të perceptohet si një figurë mbi interesat partiake.

Në vlerësimin e analistit, përfshirja shumëvjeçare e Haradinajt në përplasje të ashpra politike e vështirëson perceptimin e tij si personalitet unifikues. Gashi përfundon se zgjedhja e presidentit kërkon vota edhe jashtë opozitës, ndërsa aktualisht nuk ekzistojnë sinjale se Haradinaj mund ta sigurojë një shumicë të tillë.


Shtuar 27.07.2026 22:22

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al