Haradinaj fton qytetarët në shesh: Sonte të votohet Ligji për Gjykatën Speciale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës në shesh, e cila synon miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se koha në dispozicion po mbaron dhe se është tejet e rëndësishme që ky ligj të miratohet.

“Ju ftoj të gjithëve në shesh që të bashkoheni me thirrjen e vetme për të gjithë deputetët që ta votojnë Ligjin për Specialen në lexim të dytë dhe në rast se shkohet në zgjedhje për dinjitetin e atyre që kanë luftuar dhe për nderin dhe respektin e luftës tanë dhe për nderin e bashkëluftëtarëve në Hagë ta kryejmë këtë detyrë. Nuk është vonë, i kemi edhe katër orë. Mund ta zgjedhim bashkërisht.

Është çështje krejt procedurale. T’i kthejmë bashkëluftëtarët tanë në Kosovë.”, ka deklaruar Haradinaj në një postim në Facebook.


Shtuar më 6.10.2026 20:28