Categories: kosovë

Hamza kundërshton kushtëzimin e zgjedhjes së presidentit me ligjin për Specialen

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj propozimit të kryeministrit Albin Kurti për zgjedhjen e presidentit dhe miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Të lidhura

None found

Sipas Hamzës, kandidatura e Bekim Sejdiut nuk përfaqëson një marrëveshje me PDK-në, por një dakordim me një subjekt tjetër politik, të cilit iu referua si LDK, raporton IndeksOnline.

“Është marrëveshje me tjetër subjekt politik, me LDK-në. Pra, kjo është një marrëveshje jashtë tavolinës së PDK-së”, deklaroi ai.

Hamza bëri thirrje që ligji për Specialen të hidhet për votim sa më shpejt, pasi çdo vonesë e rrezikon përfundimin e procedurës parlamentare.

“Ne po kërkojmë që të votohet ligji. Çdo orë që kalon e pamundëson aprovimin e ligjit në dy lexime”, tha kreu i PDK-së.

Ai paralajmëroi se mungesa e një marrëveshjeje politike mund ta çojë Kosovën në zgjedhje, ndonëse, sipas tij, një zhvillim i tillë nuk do t’i shërbente askujt.

Hamza deklaroi gjithashtu se afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit nuk janë respektuar dhe e lidhi këtë situatë me mungesën e hapave konkretë për zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se nga 7 gushti e deri më tani nuk është bërë asnjë veprim konkret dhe serioz për arritjen e një marrëveshjeje rreth presidentit.

Duke komentuar deklaratën e Kuvendit për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, Hamza theksoi se ajo nuk duhet të përdoret për përfitime politike.

“Deklarata politike! Jam mirënjohës dhe i falënderoj të gjithë deputetët që kanë votuar pro deklaratës për UÇK-në. Unë konsideroj që nuk duhet që veç PDK-ja me folë për një luftë të drejtë të imponuar për liri dhe pavarësi”, tha Hamza.

Sipas tij, ndryshimet ligjore duhet të garantojnë që proceset në Hagë të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe se personat që po gjykohen atje nuk duhet të trajtohen për veprimet e tyre si pjesëtarë apo drejtues të subjekteve politike.

“Ligji kërkon dhe do drejtësi për njerëzit që janë në këtë proces. Nuk janë ata atje për veprimet e tyre të pasluftës, nuk janë si pjesëtarë apo udhëheqës të ndonjë subjekti politik. Janë si pjesë më e ndritshme e historisë sonë, as për trafikim organesh, as për asgjë tjetër”, deklaroi ai.

Kreu i PDK-së tha se synimi i ndryshimeve është t’u mundësohet Dhomave të Specializuara të nxjerrin rezultate të drejta.

Ai paralajmëroi se mosmiratimi i ligjit në të dy leximet do të sillte humbjen e efektit juridik, ndërsa në rast se vendi shkon në zgjedhje, e gjithë çështja do të niste nga fillimi.

“Nëse ligji nuk aprovohet në të dy leximet, përfundimisht nuk prodhon efekt juridik. Po që se nuk finalizohet ligji dhe vendi shkon në zgjedhje, ai kthehet në pikën fillestare. Mundem me numëru hapa sa duash. Mundemi me numëru se unë kam taku të gjitha partitë politike për këtë ligj; asnjë përfitim nuk e kemi marrë”, tha Hamza.

Ai kundërshtoi në fund lidhjen e miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara me zgjedhjen e presidentit, duke kërkuar që këto dy procese të trajtohen veçmas dhe pa kushte të ndërsjella.

të fundit

“PS përfshinë më rend dite Reformën Territoriale”/ Gazment Bardhi: Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar prej 1 viti, njësoj si tenderat e Edi Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfshirjes në rendin e ditës të Reformës Territoriale.…

6 minutes ago

Kosovë U21 – Finlandë U21, publikohen formacionet zyrtare për sfidën e fundit kualifikuese

Kombëtarja e Kosovës U21 do të provojë t’i mbyllë me rezultat pozitiv kualifikueset për Kampionatin Evropian që zhvillohet në Shqipëri…

9 minutes ago

Haradinaj akuzon Kurtin se po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se gjoja ai po e dërgon vendin përsëri në…

10 minutes ago

Eliot Bujupi rikthehet në stërvitje pas 10 muajsh mungesë për shkak të lëndimit

Sulmuesi i talentuar Eliot Bujupi ka stërvitur me ekipin e Stuttgartit U21 pas plot 10 muajve jashtë fushës.Bujupi që ka…

10 minutes ago

Bekim Sejdiu: Emri im po diskutohet sërish për President, por nuk jam pjesë e procesit

Bekim Sejdiu ka reaguar sërish lidhur me përmendjen e emrit të tij si kandidat për President të Kosovës, në ditën…

10 minutes ago

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin e dyshuar të vrasjeve seriale në Staro Nagoriçane

Prokuroria sot i kërkoi Gjykatës Themelore në Kumanovë që të dënojë me burgim të përjetshëm vrasësin serik nga Staro Nagoriçane,…

17 minutes ago