Categories: kosovë

Hamza rrëfen bisedën me Kurtin dhe kërkon seancë për Ligjin për Specialen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditura temat e diskutuara gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë mbetet kusht për çdo diskutim të mëtejshëm.

Të lidhura

None found

“Është në interes të vendit që partitë politike të arrijnë marrëveshje, në mënyrë që të zgjidhet presidenti dhe të shmangen zgjedhjet. Në takim folëm për ligjin, për mbështetjen e shtetit në këtë proces dhe për sigurimin e financimit të nevojshëm. Natyrisht, në diskutim ishte edhe çështja e presidentit. Qëndrimi ynë është i prerë: nuk ka kuptim të takohemi me askënd pa u miratuar ligji në lexim të dytë”, deklaroi Hamza.

PDK-ja i ka përcjellë kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, një kërkesë zyrtare për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme gjatë ditës së sotme, me qëllim votimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gjatë një konference të jashtëzakonshme për media të martën, Hamza tha se janë siguruar shumë nënshkrime për inicimin e seancës, por numri nuk ka arritur në 40, sa kërkohen për thirrjen e saj, raporton KosovaPress.

Sipas tij, kërkesa është dorëzuar së bashku me Aleancën. Ai u bëri thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së dhe përfaqësuesve të komuniteteve joserbe që t’i mbështesin me nënshkrimet e tyre.

“Kërkesën zyrtare dhe ftesën ia kemi dërguar zonjës Haxhiu. Deri tani kemi mbledhur nënshkrimet e një numri të konsiderueshëm deputetësh, përfshirë të gjithë grupin tonë parlamentar dhe Aleancën. I ftojmë të gjithë deputetët e Kuvendit, nga LVV-ja, LDK-ja dhe komunitetet joserbe, që të nënshkruajnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme. Ne kërkojmë që ligji të miratohet, pasi nuk ekziston asnjë arsye që të mos kalojë në lexim të dytë”, u shpreh ai.

Hamza foli edhe për hapat që PDK-ja mund të ndërmarrë në rast se ndryshimet ligjore nuk miratohen dhe Kuvendi shpërndahet për shkak të dështimit për zgjedhjen e presidentit.

“PDK-ja do të veprojë vetëm në mënyrë demokratike dhe brenda ligjit. Çdo formë e lejuar nga rregullat demokratike dhe kuadri ligjor do të jetë pjesë e veprimeve tona politike. Nuk dua të besoj se ligji nuk do të miratohet, sepse nuk ka asnjë arsye për të kundërtën, përveç mungesës së vullnetit politik. Ata që e kanë mbështetur dje duhet ta kenë bërë këtë me seriozitet”, tha Hamza.

Kreu i PDK-së komentoi gjithashtu vendimin e LDK-së për të mos marrë pjesë në votimin e djeshëm, ku ligji për Specialen u hodh në votim për miratim në lexim të parë.

“Dje pamë se LDK-ja nuk mori pjesë në votimin për këtë ligj. Megjithatë, e njohim atë subjekt dhe kemi shumë miq e njerëz të afërt atje. Populli i Kosovës u organizua për liri dhe pavarësi, ndërsa lufta e tij u zhvillua përmes UÇK-së. Pjesëtarë të UÇK-së ka në të gjitha subjektet politike, në PDK, Aleancë, LVV dhe LDK. Për këtë arsye, besoj se ky ligj lidhet me vlera që i përkasin të gjitha partive politike”, përfundoi Hamza.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago