Pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia e tij vazhdon ta kushtëzojë votën për Presidentin me miratimin e projektligjit të propozuar nga PDK-ja.
None found
Hamza sqaroi se kërkesa e partisë është që ligji të votohet përfundimisht në dy lexime. Sipas tij, pas këtij miratimi, PDK-ja është e gatshme që në të njëjtën ditë, gjatë seancës së radhës, të diskutojë për zgjidhjen e çështjes së Presidentit dhe të japë votat e saj.
“Kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit me dy lexime, aprovimi final i ligjit. Pastaj Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme që, në të njëjtën ditë, në seancën e radhës, të bisedojmë, të gjejmë zgjidhjen për Presidentin edhe t’i japim votat për Presidentin”, deklaroi Hamza.
Kreu i PDK-së bëri të ditur se diskutimet me Kurtin kanë përfunduar, por nënvizoi se mbeten edhe disa ditë gjatë të cilave mund të arrihet një marrëveshje.
“Bisedat i kemi përfunduar. Po, janë edhe disa ditë ku ke mundësi me arritë marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, u shpreh ai.
Hamza theksoi se pozicioni i PDK-së nuk ka ndryshuar. Ai shtoi se miratimi i këtij ligji nuk kërkohet vetëm për interesat e partisë, pasi çështja, sipas tij, shkon përtej nevojave të PDK-së.
“Përndryshe, kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK-në. Ligji kalon nevojat përtej PDK-së dhe ka të bëjë me një çështje tjetër”, tha kryetari i PDK-së.
Takimet mes liderëve politikë po mbahen në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Afati kushtetues për përzgjedhjen e kreut të shtetit skadon më 6 tetor.
Zbatimi zyrtar i "portofolit elektronik" fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën…
Lista Studentore në Serbi, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, synon të formojë qeverinë pa partnerë koalicioni. [...] Read…
Kreu i PD-së Sali Berisha në fund të konferencës për mediat, u pyet edhe në lidhje me hetimet e SPAK…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar hetim të plotë, të pavarur dhe efektiv për vrasjen e Arlinda Zekajt…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të hënë një seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca mësohet se do të mbahet…
Aleanca ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve në të gjitha nivelet institucionale që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të…