Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar sërish ndaj propozimit të kryeministrit Albin Kurti për të lidhur miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Kurti ka ofruar emrat e Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit si kandidatë për postin e presidentit, duke e vendosur këtë si parakusht që ligji të kalojë në lexim të dytë.
None found
Hamza ka kritikuar ashpër këtë qasje, duke thënë se çështja po kthehet në pazare të minutës së fundit dhe se nuk është një temë që i përket vetëm PDK-së.
“Ajo që po shohim dhe dëgjojmë nuk është serioze për vendin dhe temat që po diskutojmë. Kjo temë po tentohet të shndërrohet në pazare të minutave të fundit. E kam thënë dhe po e ripërsëris se çështja e ligjit nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Qëllimi i kësaj teme është si ta përdorë ligjin për shantazh për të arritur qëllimin politik, që të ketë një president politik dhe ta përmbyllë 100 për qind kapjen e institucioneve të shtetit”, deklaroi Hamza.
Ai theksoi se PDK-ja nuk do të pranojë atë që e cilësoi si shantazhe politike në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Kreu i PDK-së zbuloi gjithashtu se komunikimi i fundit me kryeministrin ka ndodhur në mesditë, ku ai kishte propozuar që ligji të miratohej fillimisht në lexim të dytë, e më pas të diskutohej çështja e presidentit.
“Ne vazhdimisht kemi qenë në takime dhe kemi biseduar. Sa ka seriozitet kjo punë kur ka qëndrime të ndryshme? Në mesditë ka qenë komunikimi i fundit dhe ku e kam informuar se për PDK-në mund të kalojë ligji në leximin e dytë dhe pastaj të flasim për presidentin. Kësaj i thonë marrëveshje? Kësaj i thonë një ligj për çështje madhore, po ta votojë ky, është presidenti. Standarde të dyfishta”, tha Hamza.
Ai vuri në dukje kontradiktat në qëndrimet e Kurtit, duke përmendur se LDK-së dhe PDK-së iu është thënë se nuk mund të kenë president politik, ndërsa kryeministri vetë propozon emra politikë.
“Këta emra janë që nuk kanë kaluar dhe vendi ka shkuar në zgjedhje. Presidenti ka mundur të zgjidhet, por jo president pa marrëveshje. Jo: president, ky është emri, merre ose lëre. Pse nuk ka qenë ky lloj bisede para tri apo dhjetë ditësh, dje, por sot paradite? Në orët e mbrëmjes është me gjet një adresë që pse s’po mund t’i kapë të gjitha institucionet”, shtoi Hamza.
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, komentoi shkurt zhvillimet më të reja politike, që kanë të bëjnë me…
Shumë qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, pranë hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku po vazhdon protesta me…
Qytetarë të mbledhur në protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kërkojnë miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshime-plotësime…
Një ditë e tensionuar politike në Kosovë u shoqërua më 5 tetor me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës,…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe gjatë prezantimit të pikave kyçet të Master Planit të LSDM-së theksoi vazhdimin e rrugës evropiane,…
Deputeti i PS-së, Adi Qose i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me…