Hamza: Feride Rushiti i përket Vetëvendosjes, e paqartë nëse ka librezë partie

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Feride Rushiti, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente, është pjesë e kësaj partie.

Të lidhura

None found

Ai tha se nuk e di nëse ajo mban librezën e anëtarësisë, por shtoi se ajo i përket Vetëvendosjes.

I pyetur nëse bëhet fjalë për një propozim të përbashkët me PDK-në, Hamza u përgjigj se çdo propozim i paraqitur pa marrëveshje është vetëm i atij që e bën dhe jo edhe i palës tjetër. Sipas tij, propozimi mund të jetë me librezë ose pa të, por mbetet i partisë që e ka nxjerrë.


Shtuar më 6.10.2026 23:13