Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, publicisti Hafiz Shala u ka bërë thirrje institucioneve dhe subjekteve politike në Kosovë që të ruajnë qetësinë dhe të veprojnë të bashkuar. Sipas tij, në rrethanat e krijuara, prioritet duhet të jetë ulja e tensioneve.
None found
“UÇK-ja dhe lufta e saj për liri, doli e pastër si loti”.
Shala e sheh vendimin e Gjykatës Speciale si një goditje të fortë ndaj Serbisë dhe aleatëve të saj. Ai shprehet se akuzat e mbështetura, sipas tij, në “trillimeve dhe propagandës së saj përmes Karla Del Pontes dhe Dick Martit” janë rrëzuar, duke e cilësuar këtë zhvillim si “një fitore për shqiptarët e në radhë të parë për UÇK-në, e cila doli faqebardhë”.
Duke folur për zhvillimet politike, publicisti kërkon që institucionet dhe faktorët politikë të tregojnë maturi dhe të angazhohen për zgjidhjen më të mirë për Kosovën. Ai thekson se gjatë procesit të konstituimit të institucioneve shtetërore, nevoja për bashkëpunim politik dhe institucional është më e madhe se kurrë.
Shala paralajmëron se situata mund të shfrytëzohet për përhapjen e dezinformatave dhe propagandës.
“Mos të harrojmë se, në këto raste, gjithmonë janë të angazhuara forcat armiqësore, shërbimet e huaja inteligjente për të krijuar huti përmes dezinformatave, propagandës, me qëllim të krijimit të një kaosi të cilin askush nuk e dëshiron”, shprehet ai.
Për këtë arsye, ai u kërkon institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve politikë që të mblidhen urgjentisht dhe të gjejnë një zgjidhje, në mënyrë që Parlamenti të kompletohet dhe shteti të funksionojë në mënyrë “legale e legjitime”.
Ai vë në dukje gjithashtu rëndësinë e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shala rikujton se shteti i Kosovës është ndërtuar pas luftës në bashkëpunim me këta miq ndërkombëtarë.
Njëkohësisht, ai u bën thirrje palëve të mos ndjekin “politikë të rrugës”, sidomos në një periudhë me ngarkesë të lartë emocionale, por vendimmarrjen ta rikthejnë te institucionet legjitime të vendit.
Hafiz Shala e konsideron unitetin e sinqertë si elementin vendimtar për kapërcimin e situatës.
“Kurrë më i nevojshëm se uniteti i sinqertë në këto momente, nuk ka qenë”, thotë ai, duke shtuar se lufta, liria dhe pavarësia janë fituar përmes bashkimit dhe se “ky unitet na duhet në këto momente si kurrë më parë.”
Fasoneria shqiptare po përballet me vështirësi të thelluara. Nga rreth 65 mijë punonjës që kishte dikur industria e manifakturës, sot…
PTHP njofton se pas kryerjes së një procedure paraprake hetimore në lidhje me pretendimet nga kallëzimi penal i paraqitur me…
Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup do të kenë në dispozicion dy linja të reja të autobusëve, 17 dhe…
Pas kundërshtimeve të shprehura nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ndaj Reformës Territoriale të propozuar nga kjo forcë politike,…
Një ish-gjeneral sirian, i kërkuar për krime kundër njerëzimit dhe i lidhur me programin e armëve kimike të regjimit të…
Babai i njërit prej minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Trepçë, e kishte pritur me shqetësim të madh daljen…