Categories: kosovë

Gucati: OVL-UÇK do të mbështesë protestat paqësore dhe kërkon heqjen e Speciales

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se organizata do të përkrahë çdo protestë popullore, për sa kohë ajo zhvillohet në mënyrë paqësore.

Të lidhura

None found

Sipas tij, mbështetja do të përfshijë edhe protestën e studentëve, ndërsa mundësia që vetë OVL-UÇK të organizojë protesta do të shqyrtohet në mbledhjen e kryesisë.

“Organizata e veteranëve do të jetë gjithmonë në krah të çdo nisme për protestë popullore”, u shpreh Gucati, duke theksuar se protestat nuk duhet të shoqërohen me dhunë.

Studentët kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe insistojnë se asnjë vendim nuk ndryshon mënyrën se si i shohin çlirimtarët e tyre.

Gucati shtoi se OVL-UÇK do të vijojë t’i mbështesë protestat deri në realizimin e qëllimeve të tyre.

Ai foli gjithashtu për Projektligjin e PDK-së, i cili parashikon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Nismën e konsideroi një hap pozitiv, por sqaroi se qëndrimi i OVL-UÇK-së shkon përtej këtij propozimi.

“Është mirë që kanë dorëzuar, më mirë vonë se kurrë”, tha ai.

Megjithatë, kryetari i OVL-UÇK-së kërkoi bashkimin e partive politike për të kërkuar shfuqizimin e plotë të Gjykatës Speciale.

Gucati bëri të ditur se organizata i ka dorëzuar tashmë pesë pikat e saj për këtë çështje dhe pret që deputetët t’i mbështesin nismat për ndryshimin e situatës aktuale.

të fundit

Prokuroria në Ohër ngre aktakuzë dhe kërkon paraburgimin e të akuzuarit për dhunën ndaj 26-vjeçares

Prokuroria Themelore Publike e Ohrit menjëherë ndërmori të gjitha veprimet dhe ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër një personi për…

5 minutes ago

Dimitrieska-Koçoska: The 2027 budget provides for higher wages and pensions, with no changes to taxes

Ana e të ardhurave të Buxhetit të vitit 2027 është projektuar me kujdes për shkak të pasigurisë globale, por edhe…

18 minutes ago

Protest outside the Prime Minister’s Office in Tirana, clashes between citizens and police

Ka nisur protesta edhe gjatë ditës së sotme. Qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Qytetarët kanë dalë në protestë, edhe pse…

19 minutes ago

Balliu compares 150 million in VAT with 490 million for incinerators and accuses Rama of abusing public funds

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, duke e…

19 minutes ago

Çitaku calls for international partners to be involved in amending the law on the Specialist Chambers after revote

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë, Vlora Çitaku, thotë që pret që gjatë…

19 minutes ago

OVL-UÇK: The Hague process has undermined our trust in the justice of the Specialist Chambers

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë kundër…

19 minutes ago