Gorani për përzierjen e Kurtit në Maqedoni: Poshtërsi e paftyrësi ma të madhe s’kam pa

Analisti Dukagjin Gorani tha në Pressing në T7 se kryeministri Kurti po përzihet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut vetëm për ta rritur profilin e tij për zgjedhjet parlamentare që po vijnë në Kosovë.

“Sot në emër të sovranitetit çohen dhe përzihen në punët e brendshme të shteteve fqinje duke u thirrë në idenë kundër të cilës kanë bo kryengritje politike. Poshtërësi më të madhe, e pafytyrëzi më të madhe se qikjo nuk ka ndodhë në 10 vitet e fundit”, tha Gorani në Pressing, transmeton Express.

“Sot në emër të rritjes së personalitetit personal përzihet në punët e brendshme të një shteti fqinj miqësor, vetëm për një qëllim për me rritë profilin e vet në zgjedhjet që po vijnë në Kosovë”, tha Gorani.


Shtuar 11.04.2024 22:32