Categories: kosovë

“Golden Sabre 2026”, stërvitja e madhe e sigurisë mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare

Në Kampin Vrella, më 2 dhe 3 korrik 2026, do të zhvillohet ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”, me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Pjesë e këtij ushtrimi do të jetë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar në fushën e mbrojtjes civile.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, gjatë ushtrimit parashihet angazhimi i një numri të madh personeli, automjetesh dhe pajisjesh, si në zonën ku do të zhvillohet aktiviteti ashtu edhe në rrugët përreth.

Ky ushtrim synon të vërë në provë kapacitetet dhe procedurat për menaxhimin e krizave në skenarë të ndryshëm kompleksë të sigurisë, duke përfshirë edhe trajtimin dhe asgjësimin në mënyrë të sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutaş, ka theksuar se ky ushtrim pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm për rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve të sigurisë, në të mirë të të gjithë qytetarëve në Kosovë.

KFOR njoftoi gjithashtu se vijon ta zbatojë mandatin e tij, të mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke ndihmuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët, si dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse.

të fundit

Kurti: Kosovo remains forever grateful to the US for its support, partnership and alliance

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

12 seconds ago

Mediumi spanjoll nxjerr detaje nga prapaskenat: Mbappe po punon për ta çuar Michael Olise te Real Madridi

Kylian Mbappe po përpiqet ta bindë bashkëkombësin e tij francez dhe anësorin e Bayern Munichut, Michael Olise, që t'i bashkohet…

45 seconds ago

Ilir Selmani paraqitet në GJKKO nën masa të forta sigurie, SPAK kërkon të mbetet në fuqi dënimi me 28 vite burg

Ish-boksieri Ilir Selmani është paraqitur këtë të mërkurë nën masa të rrepta sigurie në ambientet e Gjykatës së Posaçme të…

57 seconds ago

LSDM: Ndryshimet e Mickoskit në qeveri janë vetëm fasadë e së njëjtës strukturë kriminale

Nga LSDM kanë akuzuar Mickoskin për emrat e rinj të ministrave, të cilët ai i prezantoi mbrëmë. Nga LSDM thonë…

4 minutes ago

Sot intervistohen kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit, Paneli Vlerësues përgatit pyetjet nën vëzhgimin e monitoruesve

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) sot zhvillon procesin e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit zhvillohet më 1 korrik…

10 minutes ago

Bild: Katër emra të Gjermanisë shmangën penalltinë vendimtare kundër Paraguait

Gjermania u eliminua nga Paraguai në fazën e 1/16-tës të Kupës së Botës. Pas kohës shtesë, rezultati ishte 1-1, me…

18 minutes ago