Categories: kosovë

FSK mori pjesë në stërvitjen ndërinstitucionale “Golden Sabre 2026”

Në Kampin Vrellë është mbajtur ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”, i drejtuar nga KFOR-i, i konceptuar mbi skenarë që lidhen me reagimin ndaj emergjencave dhe menaxhimin e krizave në Kosovë.

Të lidhura

None found

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se në këtë ushtrim ndërinstitucional ishte e përfshirë edhe FSK-ja.

“Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave operacionale, komunikimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sigurinë dhe reagimin emergjent, me synim forcimin e gatishmërisë dhe rritjen e efektivitetit në përballimin e situatave të ndryshme.

Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë me njësitë e Gardës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, EOD-së dhe ekipet mjekësore, të cilat dëshmuan profesionalizëm, gatishmëri të lartë dhe aftësi të avancuara operacionale gjatë realizimit të detyrave.

Pjesë e ushtrimit ishin edhe KFOR-i, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe EULEX-i, duke reflektuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerët ndërkombëtarë në forcimin e kapaciteteve për reagim ndaj emergjencave”, shkroi në Facebook, Maqedonci.

të fundit

Hoxha në bazën e NATO-s në Prishtinë: Siguria kombëtare në Shqipëri është cenuar, vendi përballë rreziqeve serioze

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë, ku ka marrë pjesë në…

6 seconds ago

VIDEO/ Shebeniku nën vëzhgim: kamerat kurth regjistrojnë 7 specie, përfshirë rrëqebullin e Ballkanit dhe ariun e murrmë

Parku Kombëtar i Shebenikut vijon të dëshmojë pasurinë e tij të jashtëzakonshme natyrore. Kamerat kurth të vendosura nga specialistët e…

33 seconds ago

North Macedonia records over 35 percent fewer road deaths in the first eight months of 2026

Rrugët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë 62 jetë njerëzish gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Edhe pse…

6 minutes ago

Nëntë anëtarë të delegacionit somalez nuk u paraqitën për kthim, kërkohen sqarime për sigurinë dhe përgjegjësitë institucionale

Rasti i nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar nga Somalia, të cilët u larguan nga akomodimi në Kosovë dhe nuk u…

6 minutes ago

Amina Nuraj raises suspicions of surveillance after search at Serbian border

Ish-kandidatja për deputete në Parlamentin e Serbisë nga radhët e “Koalicionit Shqiptar”, Amina Nuraj, ka rrëfyer një përvojë shqetësuese gjatë…

6 minutes ago

Strategy for former KLA leaders, Çitaku and Arifi confirm actions without revealing details

Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë…

6 minutes ago